Ja kush janë katër njerëzit me rrogën më të madhe në Kosovë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

MPB: Serbia ka ndaluar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë prej tyre i ka liruar

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se 10 pjesëtarë të Policisë...

Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat

Në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe dhe...

00_12_14059383411248105243

 

Sipas deklarimit të pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, në Kosovë janë katër super drejtor menaxhues të paguar. Pagat e tyre janë prej mbi 2600 deri në rreth 6000 euro. Atifete Jahjaga, e cila merr pagë mujore prej 2873.20, Thaçi ka pagë mujore prej 1443.16 euro, Ardian Zalli, ka një pagë mujore prej 5958.33 euro, Ejup Qerimi, ka pagën mujore prej 4150 euro, Bedri Hamza, renditet i treti për ka pagesa. Ai në muaj paguhet 4140 euro dhe Arben Gjukaj, i cili merr pagë mujore prej 2637 euro.
Në Kosovë nuk është as presidentja e as kryeministri ndër personat më të paguar. Njeriu i cili menaxhon me kontributet pensionale të kosovarëve, përfshirë edhe udhëheqësit e shtetit paguhet shumë më shumë se sa e para e vendit, Atifete Jahjaga, e cila merr pagë mujore prej 2873.20 euro e brenda një viti paguhet 34478.4 euro.

E kryeministri Hashim Thaçi ka pagë dukshëm më të ulët se presidentja. Madje ai ka pagën më të ulët edhe se katër top menaxherët disa kompanive publike e institucioneve të pavarura financiare në Kosovë. Thaçi ka pagë mujore prej 1443.16 euro, kurse brenda vitit merr 17318 euro.

Drejtori menaxhes i Trusti-t, Ardian Zalli, ka një pagë mujore prej 5958.33 euro, apo brenda një viti merr pagë në total prej 71500 euro.

E kryeshefi ekzekutiv i Postë Telekomit të Kosovës (PTK), Ejup Qerimi, ka pagën mujore prej 4150 euro, që në total i bie se brenda vitit për këtë punë merr 49800 euro, transmeton Telegrafi.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, renditet i treti për ka pagesa. Ai në muaj paguhet 4140 euro, apo brenda një viti 49680 euro.

Listën e katër top menaxherëve më të paguar në vend e mbyll drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj, i cili merr pagë mujore prej 2637 euro, në konton e të cilit gjatë një viti “deponohen” hiq më pak se 31644 euro./RajoniPress/

 

SHIKO MË SHUMË

MPB: Serbia ka ndaluar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë prej tyre i ka liruar

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se 10 pjesëtarë të Policisë...

Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat

Në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe dhe...

Policia në Ferizaj ndëshkon dy shoferë për kundërvajtje në komunikacion

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik,...