Intel prezantoi një aplikacion të ri për mesazhe

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

GPLhINBvKur dëgjoni fjalën Intel, ju me siguri mund t’ju shkojë mendja tek çipet e kompjuterëve, por kompania po i tejkalon parashikimet me realizimin e një aplikacioni social për pajisjet iOS dhe Android, i quajtur Pocket Avatars. Aplikacioni ofron komunikimin me video, por ai ndryshon nga të tjerët sepse përdor portrete karton për të shprehur mimikën e fytyrës suaj.


Zëvendëspresidenti i kompanisë Intel, Mike Bell, tha për TNV se divizioni i firmës Intel Labs ka sjellë gjithmonë teknologji të reja, por që nuk janë kthyer asnjëherë në produkte. Bell, megjithatë, vendosi se sistemi për njohjen e fytyrës ishte shumë i mirë sa për t’u anashkaluar. Kompania testoi një version beta të aplikacionit gjatë verës së kaluar.

Pocket Avatars përdor kamerën tuaj frontale për të regjistruar mesazhin, pastaj kombinon zërin tuaj dhe shprehjen e fytyrës me një nga 40 karakteret, si figurat Lego, Gumby, Portokallin e inatosur, etj. Pothuajse gjysma e këtyre karaktereve mund të përdoren falas, ndërsa të tjerat mund të blihen në aplikacion për 0.99 dollarë secila. Mesazhet mund të dërgohen nëpërmjet mesazhit tekst, mesazhit elektronik dhe Twitter-it.


Edhe pse kjo është tërësisht jashtë synimeve të biznesit të Intel, Bell tha se kompania është e vendosur të vazhdojë me këtë projekt për ta përmirësuar edhe më vonë. Duke pasur parasysh se aplikacione të këtilla të dërgimit të mesazheve ditët e sotme po kapin shifra prej miliarda dollarësh, mbase kjo mund të jetë një gjenerim të ardhurash për Intel.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...