Raportohet se ylli i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic ka vendosur që të mos kthehet në milan, pasi që familja e tij preferon që ai të qëndrojë në LA Galaxy
Veterani ishte lidhur fuqishëm me një kthim tek kuqezinjtë, me raportet që thoshin se ai tashmë është pajtuar me një kontratë gjashtë mujore në Itali.
Por, mbrëmë, SportItalia ka raportuar se gjërat kanë ndryshuar kurse gazeta Expressen ka shkruar se Ibra do të mbetet në MLS.
Gazeta raporton që gruaja e Ibrahimovic dhe dy djemtë janë shumë të lumtur në Los Angeles dhe janë kundër kthimit të mtij në Europë.
Përveç kësaj, La Galaxy është gati për ta bërë atë një lojtar të veçantë, duke e përjashtuar atë nga kufizimi i pagave në MLS.
Të dielën, Galaxy’is do ti lëjohet të bëj tregti dhe regjistroi lojtarët, kurse atyre pritet që të largohet Romain Alessandrini apo Giovani Dos Santos, në mënyrë që Ibra të bëhet me kontratë të re.
Sulmuesi për momentin merr 1.5 milionë dollarë për sezon, që është shumë e ulët më Dos Santos që merr 6 milionë. /GazetaExpress/