Ibrahimi: Nuk mund të ketë konsensus pa LDK-në

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se nuk mund të ketë konsensus për dialogun pa Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“LDK është partia më e rëndësishme që ka marrë pjesë në të gjitha proceset e vendit. Duhet të marrë pjesë në dialog dhe do të marrë pjesë. LDK duhet të ketë rol qenësor, kjo nëse edhe duhet të udhëheq me dialogun”, ka thënë Ibrahimi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Duhet t’i ofrohet LDK-së vendi i merituar. Këtë hap duhet ta marrë edhe presidenti ose edhe ky ekip dialogues. Nuk mund të ketë një marrëveshje të përqafuar nga i gjithë populli nëse ajo marrëveshje s’e ka vulën e LDK-së”.

“Letra e Presidentit amerikan, Donald Trump, kërkon konsensusin e të gjitha partive politike. Letra tregon se pritet një marrëveshje brenda disa muajsh, s’ka më punë vitesh. Të futesh në agjende të Uashingtonit nuk është e lehtë, por po të dalësh nga aty është shumë e vështirë të hysh”, tha ai.

“Ne duhet t’i lëmë anash të gjitha mosmarrëveshjet partiake dhe te ecim përpara si vend. Jemi në një moment ku do ta definohet e ardhmja e shumë gjeneratave. Të gjitha subjektet politike duhet ta japin kontributi e tyre pa e parë se çfarë pasoja do të kenë në parti”, tha Ibrahimi.

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...