Gjykatësi në udhëtim zyrtar, dështon seanca e rigjykimit ndaj të akuzuarve për vrasje në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Mungesa e anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit A.H, ka bërë që të shtyhet seanca e rigjykimit, e paraparë të mbahet të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarve për vrasjen e vitit 2012 në Lipjan, Sh.Xh, A.A dhe M.A

Sipas njoftimit nga zyra e gjykatëses Shpresa Hasaj-Hyseni, gjykatësi A.H ndodhet në udhëtim zyrtar, prandaj s’ka mund të jetë pjesë e kësaj seance.

Sipas njoftimit nga gjykatësja Shpresa Hasaj-Hyseni, seanca e radhës pritet të mbahet më 18 dhjetor 2018.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 14 tetor 2015, kishte shpallur aktgjykim, me të cilin të akuzuarit i kishte shpallur fajtorë, për veprat penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Të njëjtit i kishte dënuar me rreth 38 vite burg, ashtu që i akuzuari A.A ishte dënuar me 19 vite burgim, M.A me 14 vite, ndërsa Sh.A dhe Xh.A ishin dënuar me nga 5 vite burgim.

Aktgjykim të shkallës së parë e kishte vërtetuar Gjykata e Apelit, me rastin e shqyrtimit të ankesave të deponuara, nga të akuzuarit, përmes mbrojtësve të tyre, shkruan Betimiperdrejtesi.

Ndërsa, Gjykata Supreme e Kosovës, kishte anuluar të dy aktgjykimet dhe lëndën e kishte kthyer në rivendosje.

Sipas aktakuzës, së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 tetor 2012, A. A, M A, Sh.A dhe Xh.A akuzoheshin se në bashkëkryerje me dashje e kanë privuar nga jeta të ndjerin, R.D dhe kanë rrezikuar jetën e të tjerëve.

Prokuroria pretendon se katër të akuzuarit me 12 prill 2012, në fshatin Gadime e Epërme, në Lipjan, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, me paramendim, kanë shkuar në arën e të dëmtuarit N.D, cili ishte duke punuar me djalin e tij, kishin sulmuar të dëmtuarin N.D

Sipas aktakuzës, me të shkuar në arën e të dëmtuarit, i akuzuari Mentor Agushi, kishte gjuajtur me revole në drejtim të tij dhe e kishte goditur në këmbën e djathtë.

Ndërsa, Arian Agushi me pushkën e gjuetisë gjuan në drejtim të R.N, të cilit i shkakton plagë vdekjeprurëse.

Katër të pandehurit akuzohen edhe për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shitje të paautorizuar të armëve.

Ndërsa, A.A akuzohet edhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi kishte shtënë disa herë me armë në oborrin e stacionit, shkruan Betimiperdrejtesi

Me këto veprime, të akuzuarit, dyshohej se në bashkëkryerje, kishin kryer veprat penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

SHIKO MË SHUMË

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...