Gashi: Nëse Thaçi është në shënjestër të Gjykatës Speciale, do të ftohet në Hagë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

Avokati Tomë Gashi ka thënën se nëse Hashim Thaçi është në shënjestër të Gjykatës Speciale, ai do të ftohet në Hagë dhe nuk mund ta evitojë këtë.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Thaçi në cilësinë e Presidentit ka thënë se nëse ftohet do t’i përgjigjej Gjykatës Speciale.

“Të gjithë e dimë se imunitet ndaj Gjykatës Speciale nuk ka askush. Por, e them simbolikisht, se Hashim Thaçi nuk mund të paraqitet vullnetarisht në Gjykatën Speciale, nëse nuk ka ftesë”.

Avokati më tej ka thënë se nëse Hashim Thaçi është në shënjestër të Gjykatës Speciale, do ta thërrasin dhe nuk mund ta evitojë atë.

“Nëse ata e kanë në shënjestër, herë do kurdo e thirrin. Në çfarëdo cilësie që e thërrasin [Thaçin], ajo është çështje e prokurorit”.

Duke folur për debatin, nëse LDK ka dërguar dokumente si prova të Gjykatës Speciale, Gashi ka thënë se asgjë nuk është gabim i kësaj partie nëse nuk është njollosur lufta e UÇK-së.

“Është çështje e tyre nëse kanë prova për të dëshmuar akuza… Ajo s’ka mund të dërgojë këto prova ndokujt tjetër edhe nëse i ka dhënë UNMIK-ut, UNMIK-u ishte autoriteti gjykues në atë kohë… Me emra dhe mbiemra, jo të njollos luftën e UÇK-së, apo PDK-në”, tha Gashi.

SHIKO MË SHUMË

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

60 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

27 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale kanë ndodhur gjatë 24...