Galaxy Fold mund të jetë emri i telefonit të palosshëm nga Samsung

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

A do të quhet “telefoni i palosshëm ” i shumë pritur nga Samsung, Galaxy Fold? Kjo është ajo që sugjeron një regjistrim i ri i markës tregtare. Samsung ka thënë se do të lansoj këtë pajisje vitin e ardhshëm, por nuk zbuloi se si do të quhet.

Raportet e mëparshme pohojnë se mund të quhet Galaxy Flex.

Megjithatë, Galaxy Fold është një emër më i përshtatshëm për një pajisje që paloset më shumë se sa që përkulet.

Regjistrimi është paraqitur vetëm disa ditë më parë. Kompania po kërkon të mbrojë titullin Galaxy Fold. Përshkrimi përmend se mund të përdoret për një shumëllojshmëri produktesh, duke përfshirë telefonat.

Megjithatë, nuk është konfirmuar se kjo është ajo që do të quhet telefoni i palosshëm i Samsung. Samsung mund të mbulojë vetëm bazat e tij këtu, duke mbrojtur nofkat që mund të gjejnë ndonjë përdorim për të ardhmen.

Megjithatë, do të kishte kuptim nëse kompania vendos të thërrasë këtë pajisje Galaxy Fold.

Kompania njoftohet se do të prodhojë fillimisht rreth një milion njësi. Mund të rrisë prodhimin nëse ka kërkesa të mjaftueshme.

Pajisja inovative pritet që të kushtojë një shumë të madhe parash, megjithatë, disa vlerësime vënë çmimin në rreth 2.500 $. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...