Fundamentalizmi i një analfabeti funksional

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Alban Salihu

Filozofi i njohur Thomas Aquinas, ndër të tjera ka lënë edhe një thënie aksiomatike (për analfabetët funksionalë, si puna e këtij Elhami Qeriqit), fjala ‘aksiomë’ nënkupton: që ka karakterin e një aksiome, që nuk ka nevojë për vërtetim, që pranohet si gjë e ditur) e ajo është “Ruaju nga ai që në jetën e tij ka lexuar vetëm një libër”. E të tillë, që kanë lexuar vetëm një libër, edhe më shumë pjesa tjetër që nuk e kanë lexuar asnjë, strehën e kanë gjetur në PDK, sidomos në PDK-në e Lipjanit.

E natyrshme kjo e fundit, kur kihet parasysh çfarë e karakterizon PDK-në, sërish, degën e PDK-së në Lipjan, e ajo është ngarendja e shfrenuar pas përvetësimit të çdo gjëje shtetërore e publike. Këta, e kanë të vetmin parim, si thirrje e çdo veprimi të tyre, madje edhe të mendimeve, e që është: uzurpo, plaçkit, vidh dhe vetëm çka nuk mundesh me vjedhësh shite! Këtë tashmë e kanë kuptuar shumica e qytetarëve të Republikës. Janë qytetarët që siç ndëshkuan me 11 qershor, do t’i çojnë edhe atje ku duhet të jenë: ca në Dyz e Dubravë, e ca të tjerë larg nga punët që bëjnë, e vetëm një pjesë në rishkollim e risocializim.

Vogëlsia e tyre e pambuluar kur bëhet fjalë për dije e njohuri, kundrejt madhështisë së tyre kur flitet për korrupsion, kriminalitet e nepotizëm, është e pranishme kudo që ata ndodhën. Kjo vogëlsi njohurish, e në anën tjetër kjo madhështi degjenerimi vërehet kudo në të ashtuquajturin shkrim, i thënçin shkrim, paçavurja e Elhamiut në portalet e Lipjanit, gjithnjë duke i kërkuar ndjesë gjuhës shqipe për guximin që marrin silloji i tij për të përdorur shkronjat e shenjta shqipe për të formësuar gabime në çdo fjalë e në çdo fjali. E çfarë mund të presësh më tepër nga këta?!

Po të kesh parasysh këtë aspekt, kjo shëmtirë, jo vetëm gjuhësore e konceptuale, nuk do të duhej të hapej për t’u lexuar, por pretendime diletantësh bëhen normë po nuk morën përgjigjen e merituar. Nuk mund të shkruash për përmbajtjen, kur përmbajtja nuk ekziston. Nuk mund të theksosh shkarjet edhe ideologjike e historike, kur shkarjet i gjen në çdo fjalë. Nuk mund të lidhësh argumente, kur pamfleti është një renditje frazash kontradiktore brenda vetës, e në raport të njërës me tjetrën.

Megjithëkëtë, aty, jo në tekst, por në atë që nuk është shkruar, gjen vetëm tre të vërteta: Së pari, çfarë analfabetizmi funksional ka prodhuar qeverisja e PDK-së në Kosovë, duke i akomoduar në institucione shtetërore e arsimore militantët analfabet funksional, së dyti, vuajtjen për çfarë nuk janë. Le ta kujtojmë se degjenerimi vërehet vetëm përballë fisnikërisë, errësira përballë dritës, padituria përballë dijes, kriminaliteti përballë rendit, padrejtësia përballë drejtësisë, atdheshitësit përballë atdhedashurisë, dhe së treti, vërehet me të drejtë frika. Ashtu siç e thonë edhe vetë, se duhet të frikësohen, vërtetë duhet të frikësohen për atë çfarë janë, për atë çfarë kanë bërë, por që besa edhe për atë çfarë nuk do të arrijnë asnjëherë që të jenë.

Tashmë, qytetarët e kanë të qartë se kush në Kosovë e përfaqëson errësirën, krimin, paditurinë, atdheshitësit, e në anën tjetër kush e ngërthen pastërtinë, drejtësinë, dijen, atdhedashurinë e vazhdimësinë kombëtare të Rilindjes kombëtare e të luftës çlirimtare!

Alban Salihu

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...