Fitore Rexhepi: RTK-në nuk do e tradhtoja, do të isha korrekt me të

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

1798837_10153872560590512_1940824640_n

LipjaniNews: Gazetaria për ju është?

Fitore Rexhepi: Gazetaria tani më për mua është bërë profesion.10 vite pune në Televizonin e Kosovës më aftësuan për këtë profesion. Unë kam studiuar Shkenca Politike ndërsa kam magjistruar në të Drejtën Ndërkombëtare të dyja këto më kanë ndihmuar për punën time në Televizion. Tani gazetaria është bërë pjesë e përditshmërisë sime dhe ka zënë një vend të rëndësishëm.

LipjaniNews: Pse e zgjodhët pikërisht gazetarinë?

Fitore Rexhepi: Ishte e rastësishme. Isha 16 vjeçe kur u hap një konkurs për një emision të të rinjëve dhe vendosa të konkuroj. Fitova punën dhe vazhdova tutje por nuk e kisha besuar që do ta kem profesion.Një gjë është e sigurt çdokush që nis punën si gazetare e ka veshtirë të largohet. Nga emisioni i të rinjëve vazhdova me projekte të tjera gjithmonë më sfiduese dhe interesante.

LipjaniNews: Na tregoni ndjenjën e parë kur dolët para kamerave?

Fitore Rexhepi: Më kujtohet si sot hera e parë para kamerave dhe pikërisht ajo ndjenjë që kam përjetuar më bënë ti kuptoj shumë njerëz që kanë frikë nga kamera, në mesin e tyre shumë mysafirë të cilët ndonjëherë nga drita e kuqe e kamerës nuk e thonë atë që deshirojnë. Këtë ndjenjë të frikës dhe emocionit të fortë e pata edhe unë në paraqitjen e parë por gjërat vijnë duke u lehtësuar. Tani kam emocione pozitive të cilat nuk është se më prishin shumë punë.

LipjaniNews: A është gazetaria pasion apo dashuri e përjetshme për juve?

Fitore Rexhepi: Eshtë pasion. Është bërë profesion por nuk mund të them që është dashuri e përjetshme sepse nuk e di çfarë do të ndodh në të ardhmen. Gjithsesi do ta kujtoj si periudhë të mirë të jetës cfaredo që do të vendos më vonë.

LipjaniNews: A mendoni se ka liri të mjaftueshme të shtypit në Kosovë?

Fitore Rexhepi: Tani më kjo temë diskutohet kudo. Liria e mediave, presioni mbi gazetar. Unë dëshiroj ta them këtë, në cdo vend ka presion në media edhe në ato shtete që ne i shohim si shumë demokratike por duhet të ketë gazetar që nuk i pergjigjen presionit. Jemi të prirur si shoqëri të kemi në krah njerëz të rëndësishëm të pushtetit e kjo kushton me presion.

LipjaniNews: Sa jeni e përkushtuar në jetën bashkëshortore?

Fitore Rexhepi: Nëse përgjigjem unë do të them shumë hahaha por sdi cfarë mendon partneri im i jetes. Pak shaka por unë jam person që i kushtohem familjes sepse ashtu jam rritur në një familje të shëndoshë me dy prind që kane 30 vite martesë, dhe për mua ngelën model. Mundohem të jap maksimumin sepse një bashkëshorte e mirë është edhe një nënë e mirë.

LipjaniNews: Sa e keni pasur të vështirë të ambientoheni me familjen tuaj të re (burrin dhe vajzën)?

Fitore Rexhepi: Çdo fillim është i vështirë, por unë kam një muaj që po e jetoj ndjenjën më të mirë në botë, jam bërë nënë e një vajze që quhet Majda. Unë gjithmonë i kam dashur fëmijët por ndjenja që po përjetoj nuk përshkruhet me fjalë është diçka shumë e thellë dhe e bukur. Uroj që Majda të ketë jetë të gjatë e të shëndetshme së bashku me gjithë fëmijët e botës.

10264582_10154344017825512_4621176452589303628_n

LipjaniNews: A ka rivalitet mes televizioneve?

Fitore Rexhepi: Nuk e di a ta quaj rivalitet, ne kemi një mision të arrijmë shikueshmëri duke i konkuruar kështu televizionet tjera. Ne luftojmë për ekskluzivitet, që ta kemi lajmin të parët, por duhet thënë që me gazetarët e televizioneve tjera kam raporte shumë të mira, poashtu ndihmojmë njëri-tjetrin, para së gjithash jemi njerëz pastaj gazetarë.

LipjaniNews: Si e kaloni kohën e lirë?

Fitore Rexhepi: Tani kam pak kohë të lirë sepse vajza është e vogël dhe duhet ti përgjigjem të gjitha kërkesave që i ka ajo, jam përkushtuar maksimalisht sepse e kam dëshiruar shumë të bëhem nënë. Ndërsa në përgjithësi koha jonë e lirë tani po kalon me smart phones ose telefona të mençur në dorë duke lexuar në portale të ndryshme. Poashtu verës preferoj të lexoj më shumë libra, dalje me miq e familjar etj.

LipjaniNews: Fitorja më mirë do e kalonte kohën e lirë duke lexuar ndonjë libër apo parë ndonjë film?

Fitore Rexhepi: Unë lexoj fatmirësisht ende e kam këtë shprehi të krijuar që nga shkolla fillore. Më pëlqen shumë kur dikush më rekomandon ndonjë libër por edhe filma shikoj. Gjatë shtatzanisë kam shikuar filma sepse ishin filma të ri kandidat për Oscar.

LipjaniNews: A do e “tradhtonit” ndonjëherë RTK-në për të kaluar në mediume tjera?

Fitore Rexhepi: Nuk do e tradhtoja do të isha korrekt me të, sepse aty jam rritur. Nuk mund të garantoj që nuk do të më tundonte ndonjë ofertë për ndonjë projekt të rëndësishëm për karrierën time por duhët të jetë shumë bindës që unë të largohem nga shtëpia ime e dytë RTK.

LipjaniNews: Familja për ju është?

Fitore Rexhepi: E thashë më herët i vlerësoj shumë njerëzit që kontribuojnë për familje të shëndosha, kjo na duhet një familje e shëndoshë dhe shoqëria ec përpara.

LipjaniNews: Mesazhi juaj për gazetarët e ardhshëm?

Fitore Rexhepi: Dua të ju them keni zgjedhur profesionin e duhur. Ecni tutje.

 

 

Albina Zeneli/LipjaniNews.info

 

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...