Facebook n’hall, e mbyll javën me 58 miliardë dollarë më pak

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Facebook e ka mbyllur këtë javë me një vlerë 58 miliardë dollarë më të ulët në treg, pas skandalit të keqpërdorimit të të dhënave.

Themeluesi i platformës sociale Mark Zuckerberg kërkoi falje për ngjarjen që ka prekur informacionet private të 50 milionë përdoruesve. Sidoqoftë, kjo nuk i ndali investitorët nga shitja e aksioneve në Facebook, mes shqetësimeve se rrjeti social do të dëmtohet ndjeshëm nga kjo shkelje e privatësisë.

Pas publikimit të skandalit që përfshin gjithashtu zyrën britanike të konsulencës Cambridge Analytica, zyrtarët në Londër kanë kryer kontrolle në ambjentet e kësaj zyre, për të gjetur informacione të cilat do të ndihmojnë një hetim të gjerë mbi fushatat politike dhe  mënyrën si platformat sociale ndikojnë mbi votuesit.

Si Facebook ashtu edhe Cambridge Analytica mohojnë të kenë patur gisht në keqpërdorimin e të dhënave.  Ndërkaq, politikanë amerikanë e europianë kanë kërkuar që Mark Zuckerberg të dëshmojë para trupave legjislative përkatëse për të sqaruar si ka ndodhur ky skandal./ora news/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...