Erdogan “sulmon” kryeministrin Netanyahu, e quan “tiran”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan lëshoi një “lumë” akuzash ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

“O Netanjah, sillu mirë! Je tiran! Je një tiran që masakron fëmijët 7-vjeçarë palestinezë”, tha kreu i shtetit turk.

Më tej, Erdogan ka sjellë edhe argumente fetare kundër hyrjes së forcave izraelite në vendet e shenjta myslimane. “Mos na provokoni. Nuk do të biem në kurthin tuaj. Ne nuk kemi bërë të njëjtën gjë me sinagogat tuaja, e as kemi shtypur besimtarët hebrenj”, ka thënë Erdogan.

Tensionet mes Turqisë, si mbrojtëse e palestinezëve, dhe Izraelit janë shfaqur në një retorikë më të ashpër se kurrë orët e fundit, ku dy udhëheqësit kanë lënë mënjanë çdo etikë dhe parimet e diplomacisë, përcjell TCH.

Shkëmbimi i etiketimeve në distancë nisi pas një deklatate të kryeministrit izraelit, ku Izraelit iu referua si komb-shtet i popullit hebre, gjë që në Ankara u interpretua si racizëm i paturp. Këtyre akuzave, nga Jeruzalemi iu përgjigj Netanyahu, me fjalët se Erdogan është një diktator që sulmon demokracinë në Izrael, ndërkohë që në vendin e tij, burgjet po mbushen me gazetarë dhe gjykatës.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...