Epoka digjitale: Jeta në rrezik!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...
00_12_1406095482191290517
Me një virus kompjuteri, hakerët mund të shkaktojë një aksident automobilistik. Kjo është dëshmuar nga studiuesit. Në një botë, ku gjithnjë e më shumë aparatura lidhen në internet, rreziku i sulmeve të tilla rritet.
Sistemi i navigacionit në makinë, ose në smartphone, na tregon rrugën. Ne mund të komunikojmë më lehtë me njëri-tjetrin. Informacionet na vijnë më shpejt. Ata që e njohin mirë teknologjinë, mund ta rregullojnë ngrohjen në shtëpi nga zyra nëpërmjet internetit dhe mund të porositin pica përmes televizorit. Por, kur një pajisje është e hapur dhe e lidhur me jashtë, ajo mund të sulmohet nga hakerët keqdashës, terroristët e qeveritë.

Synimi i shumicës së hakerëve është rrëzimi i sistemeve kompjuterike dhe marrja e të dhënave dhe fjalëkalimeve. Të prekura prej kësaj në të kaluarën kanë qenë edhe institucionet e mëdha si FBI dhe ministria amerikane e Mbrojtjes. Procedura është kjo: sulmuesit kërkojnë një të çarë në sistem, hyjnë brenda dhe kryejnë pastaj sulmet e tyre. Ky parim funksionon tek të gjitha aparaturat që komunikojnë me botën e jashtme, pra jo vetëm tek kompjuterët klasikë, por edhe tek aeroplanët, anijet, makinat apo pajisjet shtëpiake. Se sa të prekshme janë, këtë e kanë analizuar Klaus Scherer dhe Rudolph Herzog për dokumentarin “Në shënjestër të hakerëve, sa e rrezikshme është kjo.”

Gazetari amerikan Michael Hastings vdiq në një aksident automobilistik, për të cilin shumë besojnë se ishte “shkaktuar me qëllim”. Makina e Hastingut ka mundur të preket nga hakerët, thotë Richard Clarke, ekspert i shërbimeve sekrete dhe ish-këshilltar në Shtëpinë e Bardhë.

Një haker dhe një profesor universiteti e paraqesin këtë në film: ata drejtojnë një makinë nga një laptop, manipulojnë frenat dhe e bëjnë që të ndalet papritur. Ata hyjnë në kompjuter në bordin e makinës, duke injektuar një virus. Nëse një makinë ka lidhje interneti, atëherë kjo është fare e thjeshtë. Virusi mund të jetë i fshehur në një fajll muzike ose në një lojë që shoferi i shkarkon përmes sistemit në bord.

“Shumë rrjete, të cilat janë të vendosura në makina, janë të lashta sa i përket teknologjisë. Për një kohë të gjatë nuk ka patur koncepte për të mbrojtur komunikimin e tyre”, thotë hakeri Chris Valasek.

Hugo Teso, një tjetër haker, tregon se si edhe aeroplanët mund të devijohen nga kursi i tyre i fluturimit. Ka boshllëqe në rrjetet e komunikimit, të cilat linjat ajrore i përdorin për riparimin e makinave të tyre, ose për kontaktet me ekuipazhin, shpjegon ai.

Jo më pak tmerrues janë skenarët që prekin infrastrukturën: rrjetet e rrymës elektrike. Sulmet në rrjet ka kohë që i sjellin probleme të mëdha koncerneve energjetike. Shumë mbrohen duke shkëputur sistemet e rëndësishme kompjuterike nga interneti. Kriminelët e internetit gjejnë megjithatë përsëri porta për të hyrë. Për shembull, përmes kontatorit të rrymës. Kontatorët lidhin konsumatorët direkt me furnizuesin, me qëllim që përmes internetit të sjellin të dhënat e përdorimit dhe konsumimit.

E ardhmja është e ashtuquajtura smart home. Për momentin janë relativisht pak pajisje shtëpiake të lidhura, por ato do të bëhen gjithnjë e më shumë. Në “Smart Home” të së ardhmes, lavatriçja, televizori, dritat dhe shporeti mund të kontrollohen nga smartphone. Rreziku është i mundshëm: ato mund të sulmohen nga hakerat. Dikush, për shembull, mund të ndezë furrën pa qenë njeri në shtëpi.

Por, nuk duhet patur frikë, thotë eksperti i sigurisë në internet, Christof Paar. Shembulli i dyerve elektrike të garazhit tregon se jo çdo mundësi krijon mundësi për hajdutët. Sepse, edhe pse dyert elektrike të garazheve është e lehtë të telekomandohen nga jashtë, nuk ka thuajse asnjë vjedhje.

Gjithçka është e lidhur me mundin dhe përfitimin.

“Ndërhyrja në një aparaturë shtëpiake nuk sjell ndonjë dobi të madhe. Ndryshe është ndërhyrja në një llogari bankare në internet. Megjithatë, prodhuesit duhet të avancojnë shumë në këtë fushë. Shumë aparatura nuk kanë aspak funksione sigurie, ose janë shumë rudimentare dhe të dobëta”, thotë Paar.

Klaus Scherer ka konstatuar në kërkimet e tij se shumë firma kanë vështirësi me këtë temë.

“Nuk dëshirojnë të flasin në lidhje me këtë çështje, sepse duan të shesin aeroplanë, makina etj. dhe bëjnë reklamë të madhe për brezin modern të automjeteve që janë në gjendje për të bërë çdo gjë”, thotë ai. “Për rreziqet nuk duan të flasin publikisht, sidomos kur konkurrenca është e madhe”.

Por, ka edhe firma që e trajtojnë në mënyrë më ofensive çështjen e sigurisë. Scherer ka konstatuar se nga afera spiunimit të NSA-së, së paku te konsumatori gjerman ka humbur besimi tek kjo teknologji. Në një treg global kjo ndoshta është pak. /DW/

 

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...