Dyqind ushtarë amerikanë mbeten në Siri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Shtetet e Bashkuara thanë se do t’i lënë, së paku përkohësisht, 200 trupa paqeruajtëse në Siri, pas tërheqjes së planfikuar të shumicës së ushtarëve amerikanë nga vendi i shkatërruar nga lufta.

“Një grup i vogël prej rreth 200 paqeruajtësish do të mbetet në Siri për një periudhë kohore”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka befasuar ligjvënësit amerikanë dhe aleatët ndërkombëtarë në dhjetor, kur ka njoftuar se planifikon tërheqjen e të 2,000 ushtarëve amerikanë nga Siria.

Trump ka thënë se ata nuk janë më të nevojshëm, duke vlerësuar se grupi militant Shteti Islamik është mundur.

Njoftimi i ri i Shtëpisë së Bardhë vjen pasi Trump bisedoi në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

U raportua se dy presidentët ranë dakord “për të vazhduar kooridnimin për krijimin e një zone potenciale të sigurt” në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë aleatë në NATO, por tensionet midis tyre janë rritur viteve të fundit rreth disa çështjeve, përfshirë mbështetjen që u ka dhënë Uashingtoni forcave kurde në Siri.

Ankaraja i konsideron luftëtarët kurdë terroristë dhe thotë se ata kanë lidhje me separatistët kurdë që operojnë në Turqi./rel

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...