Diplomacia kosovare në gjumë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Kosova ka mbetur pa ambasadorë në shumë shtete, duke përfshirë këtu Shqipërinë, Britaninë e Madhe, Austrinë, Australinë, Suedinë dhe Arabinë Saudite. Derisa nga MPJ-ja thonë se po punohet në këtë drejtim, ekspertët vlerësojnë se kjo gjë e dëmton rëndë politikën e jashtme të Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.

Diplomacia kosovare përveç dështimeve të njëpasnjëshme në anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe mossigurim të njohjeve po përballet edhe me mungesë të një numri të madh të ambasadorëve në disa qendra vendimmarrëse evropiane, si dhe në ato rajonale. Kosova aktualisht nuk ka ambasadorë në Shqipëri, në Britani të Madhe, në Arabinë Saudite, në Austri, në Australi e në Beograd. Po ashtu Ambasada e Kosovës në Londër ka disa muaj që ka mbetur pa ambasador, njëjtë siç ka mbetur edhe ajo në Suedi.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për “Zërin” kanë thënë që Kosova aktualisht nuk ka ambasadorë fuqiplotë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Arabinë Saudite, teksa thonë se kanë nisur procedurat për emërim të ambasadorëve në shtetet tjera. Kurse përfaqësues nga opozita dhe nga shoqëria civile i kanë thënë gazetës “Zëri” se mungesa e ambasadorëve në qendrat kryesore evropiane po ndodh për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë dhe presidentit të Kosovës.

Ndërkohë ata kanë theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme nuk po shkel Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, që kërkon që së paku 50% të të emëruarve si shefa misionesh të jenë ambasadorë të karrierës, ndërsa pjesa tjetër të jenë të emëruar politikë.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...