Dieta e shpejtë për këndellje nga ushqimi i festave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të...

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Sa për shkak të traditës, sa për shkak të festave të dimrit dhe të pushimeve vjetore, jemi mësuar t’i barazojnë ditët e festave me një kulturë të ngrënies së tepërt, madje të atyre artikujve të cilët nuk i hamë shpesh apo fare gjatë vitit.

Kilogramët të cilët në atë mënyrë i grumbullojmë nuk janë aq të rrezikshëm siç duket në shikim të parë, sepse pikërisht për shkak që i kemi grumbulluar aq shpejt, mundemi relativisht shpejt t’i eliminojmë, transmeton Telegrafi.

Është e nevojshme t’i kushtohet kujdes marrjes së grumbullit të artikujve të cilët me veprimin e tyre antioksidativ ndikojnë në shëndetin e organizmit tonë, në pastrimin e toksinave të cilat grumbullohet në trup, etj.

Xhenxhefili dhe limoni

Xhenxhefili është artikull i cili kohëve të fundit ka marrë popullaritet për shkak të cilësive të tij shëruese, mirëpo është ideal edhe në luftën kundër nxjerrjes jashtë të toksinës së grumbulluar në trup. Në kombinim me limonin e shkrirë në ujë të zakonshëm pa gaz, do t’ju këndellë dhe do të forcojë imunitetin tuaj.

Çaji i gjelbër

Është një ndër pijet magjike, e cila përshpejton metabolizmin tuaj. Përmban cilësi të shumta për forcim të sistemit të imunitetit.

Kefiri

Është probiotik i shkëlqyeshëm dhe ndihmon në shërimin e sëmundjeve të ndryshme dhe të problemeve me lukthin dhe zorrët. Me konsumimin e rregullt të kësaj pijeje magjike do të forconi imunitetin dhe do ta pastroni organizmin nga toksina e grumbulluar.

Supat e lehta

Pos që janë të shëndetshme dhe plot përbërës të ndryshëm idealë për shëndetin e organizmit, me supa shtojmë edhe marrjen e lëngjeve, gjë që ka shumë rëndësi te pastrimi i organizmit nga toksina, sepse në atë mënyrë u mundësojmë materieve të dëmshme që sa më parë të tajiten nga organizmi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...