Detonimet të fuqishme në Kumanovë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Luftë e vërtetë ka rifilluar përsëri në lagjen e Trimave në Kumanovë.Në këto momente dëgjohen të shtëna rafalësh nga armët automatike.

Paraprakisht janë dëgjuar disa detonime të njëpasnjëshme, ndërsa nga vendi ku është stacionuar ekipi ynë, mund të vërehen dy apo tre shtëpi të përfshira nga flakët e zjarrit.

Menjëherë pas detonimeve, nga vendi ku po zhvillohen luftimet janë para  autoambulanca të ndihmës së shpejtë duke bartur të plagosur. Nuk dihet nëse janë policë apo civilë./Koha.M/

 

Vriten pesë shqiptarë në Kumanovë- edhe një vajzë 8 vjeçare

Gjatë konfliktit të armatosur që ka ndodhur sot në Kumanovë janë vrarë 5 civilë shqiptarë. Banorë të “Lagjes së trimave” njoftoftojnë se janë vrarë tre persona më të moshuar si dhe një rast tjetër një vajzë tetë vjeçare dhe prindi i tij. Mësohet se banorët e vrarë mësohet se janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë ka bërë të ditur portali Zhurnal me seli në Maqedoni.

Të shtëna armësh dhe shpërthime në Kumanovë Të shtëna armësh dhe shpërthime të fuqishme janë regjistruar rreth orës pesë të mëngjesit në Kumanovë të Maqedonisë, të cilat kanë zgjatur për më shumë se një orë.
kanë ndodhur ndërmjet forcave policore dhe një grupi të armatosur që ishte strehuar në disa shtëpi në Lagjen e Trimave, të banuar me popullatë shqiptare.

Sipas të dhënave të para, ka të plagosur, por ende nuk raportohet për viktima, ndërsa është vërejtur edhe tym nga disa shtëpi.

Mbi këtë zonë në vazhdimësi kanë fluturuar helikopterë të policisë dhe një aeroplan pa pilot.

Në rajonin malor të Kumanovës, kohë më parë, ka ndodhur edhe një incident tjetër, pasi persona të armatosur, të prezantuar si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), sipas policisë maqedonase, kanë sulmuar një stacion policie në fshatin Goshincë, në kufirin Maqedoni-Kosovë.

Rasti është vlerësuar si akt terrorizmi nga Qeveria e Maqedonisë, por opozita ka thënë se bëhet fjalë për skenarë të përgatitur për të shpërqendruar vëmendjen pas situatës së krijuar nga audio-incizimet e publikuara nga lideri i opozitës, Zoran Zaev, për të cilat ai thotë se janë bisedime të përgjuara paligjshëm nga ana e Qeverisë.(Rel)

SHIKO MË SHUMË

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...