Dështojnë negociatat për kufirin, qeveria amerikane pranë mbylljes së dytë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Bisedat mes kongresistëve amerikanë për marrëveshje lidhur me sigurinë kufitare kanë ngecur, duke e rritur mundësinë që qeveria amerikane të mbyllet sërish për herë të dytë brenda pak muajve.

Pjesëmarrësit e këtyre bisedime shpresonin se marrëveshja do të arrihej gjatë ditës së sotme në mënyrë që Kongresi ta miratojë legjislacionin deri të premten, kur kalon afati i marrëveshjes federale për financim.

Arsye për mosmarrëveshje mbeten fondet për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën dhe mënyra se si duhet të trajtohen imigrantët që nuk kanë dokumente.

Mbyllja e kaluar e qeverisë kishte zgjatur 35 ditë dhe ishte mbyllja më e gjatë në histori të Shteteve të Bashkuara. Qindra mijëra punëtorë të sektorit publik ishin detyruar të pushojnë, ndërsa një pjesë e punëtorëve të shërbimeve emergjente, siç janë kujdesi shëndetësor, kontrolli i trafikut ajror dhe zbatimi i ligjit, kishin punuar pa paga.

Raportohet se pjesëmarrësit e negociatave do të takohen edhe një herë gjatë ditës së sotme, ndonëse nuk është e qartë se cilat mënyra të negocimit do të përdoren për ta arritur marrëveshjen e mundshme, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...