Dënohet me burgim të përjetshëm gjermani që vendosi helm në senduiçët e kolegëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

Diçka nuk ishte në rregull në fabrikën “ARI-Armaturen” në Gjermani. Një punëtor 23-vjeçar kishte probleme shëndetësore, ndërsa mjekët zbuluan se ai kishte ngrënë merkur helmues. Më vonë u zbulua se ky helm ishte vendosur në ushqimin e punëtorëve nga një koleg i tyre i punës.

Pasi drejtuesit e fabrikës vendosën kamera në dhomën e pushimit, ata zbuluan se makinisti Klaus O., 57-vjeçar, kishte vendosur helm në senduiçët e kolegëve të tij. Për këtë arsye, një gjykatë e Bielefeldit e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Ai u shpall fajtor për tentim-vrasje dhe nëntë akuza tjera lidhur me sjelljen e tij ndaj kolegëve të punës për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar në mëlçi. Sidoqoftë, vendimi për dënimin e tij nuk paraqet përmbyllje të këtij rasti.

Prokurori i rastit, Veit Walter, ka thënë se organet e drejtësisë janë duke i hetuar edhe 21 raste të vdekjeve të mëhershme të punëtorëve të kësaj kompanie, të cilat më parë ishin vlerësuar si raste që nuk lidhen me punën në fabrikë.

Zyrtarët policorë e kishin arrestuar personin Klaus O. më 16 maj të vitit të kaluar pasi përmes pamjeve të siguruara nga kamerat u vërtetua se ai kishte hyrë në dhomën e pushimit, e kishte hapur çantën e një punëtori dhe kishte hedhur një lloj pluhuri në ushqimin e tij, shkruan “The New York Times”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...