Denis Gashi: Falë mbështetjes të pakushtëzuar të kryetarit Imri Ahmetit janë përfunduar një mori projektesh e aktivitetesh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se...

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Nga Denis Gashi:

Komuna e Lipjanit si vendbanim njihet që nga koha Ilire e Romake, por për të mbajtur gjallë dhe për të trashëguar brezat e rijnë qoftë historinë traditën ,kulturën duhet të punohet në këtë drejtim. Në zgjedhjet e fundit komunale kandidati njëherit edhe Kryetari i Komunës së Lipjanit mori besimin për të udhëhequr një mandat 4 vjeçar qytetarët e Lipjanit duke u mundësuar atyre një jetë dhe shërbime cilësore .Falë mbështetjes të pakushtëzuar të kryetarit Imri Ahmetit janë përfunduar një mori projektesh e aktivitetesh të cilat janë paraparë të ndodhin në këtë periudhë katër vjeçare.
Konferenca “Migrimi ilegal i të rinjve jashtë vendit”, ishte konferenca e parë në Kosovë e këtij lloji dhe ishte parë e nevojshme që të ndodhte duke u bazuar në faktin se pikërisht në atë kohë patën ndodhur migrime ilegale kryesisht të rijnë të cilët po e braktisnin vendin .Kjo gjë natyrisht që u pa si diçka jo e mirë pasi që popullsia e Kosovës kryesisht përbëhet nga të rinjtë , si ti lemë në ata dhe të shkojnë duke humbur kështu edhe fuqinë punëtore. Në bashkëpunim me Kryetarin kjo konferencë u realizua dhe natyrisht pati suksesin e saj. Aktivitet nuk patën të ndalur duke pasuar kështu me një organizim të hatashëm ,vizita në shpellën e Gadimes ku morën pjesë 60 të rijnë nga Komuna e Lipjanit duke përfshirë kështu edhe kryetarin Ahmeti i cili ishte prijësi i kësaj kolone. Ajo çka vlen të theksohet është se ky aktivitet kishte një veçanti të madhe sepse pjesëmarrësit shkuan të gjithë me biçikleta nga Lipjani deri në Gadime që po ashtu përçon një mesazh të thellë edhe në mbrojtjen e ambientit .
Ndërkaq edhe mbrëmjet e shumta rinore nuk munguan asnjëherë ajo çka vlen të përmendet është ,mbrëmja rinore e mbajtur në Lipjan për nderë të pavarësisë së Kosovës në të cilën morën pjesë 70 të rijnë nga Komuna e Lipjanit e natyrisht ai i cili nuk mungonte asnjëherë kur është fjala që të rinjtë të krijojnë kushtet dhe ambientin e përshtatshëm ishte kryetari Imri Ahmeti i cili i pati përcjellur nga afër të gjitha ngjarjet që rrodhën atë natë duke përfshirë edhe prerjen e tortës për nderë të Pavarësisë.
Në mesin e shumë projektëve nuk mungoi as bamirësia për tjetrin.Bamirësia troket gjithmonë në zemrat e secilit prej nesh ,dhe gjithmonë gjendet dikush që duhet ti zgjatësh dorën e ti ndihmosh ,duke i treguar gjithmonë se varfëria gjendet vetëm si materialiste por jo në zemra.
Për këtë ne e menduam që të realizojmë një projekt ku do ti përfshijmë shumë familje në nevojë e që do tu ndihmohet me gjera elementare. Por për të realizuar këtë projekt padyshim që na nevojiteshin fonde, më këtë rast ne trokitëm në derën e kryetarit Ahmeti ku mbështetja nuk mungoi qoftë ajo materiale e po ashtu ajo morale.
Kështu ne krijuam dhe realizuam projektin “Ne mendojmë për ju” i cili ishte në fund vit , për të realizuar këtë projekt u bashkuan shumë të rijnë në ndihmë dhe me anë të këtij aktiviteti përfituan mbi 400 fëmijë të cilët po përballeshin më gjendje të rëndë ekonomike.
Përpos këtyre projekteve që përmenda në kuadër të rinisë ,Ahmeti ka përfunduar edhe një mori premtimesh e projekte të tjera duke përfshirë asfaltimin e rrugëve në fshatra duke kontribuar në rregullimin e brendshëm të qytetit të Lipjanit ,rregullimi i trotuareve, sheshit kryesor, ndriçimin e shumë të tjera .
Kur ke pasionin krijon mundësin , pa dyshim që thënia e Fisherit zë vend në këtë letër “Njerëzit e sotëm mendojnë se puna do rregulluar në mënyrë të tillë që të sjellë sa më shumë fitim. Ky është mendimi i gabuar; sepse puna do rregulluar që t’i bëjë njerëzit fatlumë”.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...