Demokraci Plus: Partitë politike në Kosovë jo transparente (Infografikë)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Partitë politike garojnë për besim të votuesve në zgjedhje dhe marrin fonde nga buxheti i Kosovës. Andaj, pritet që në ueb-faqet e tyre ato së paku të ofrojnë informata dhe dokumente themelore, që janë lehtë të qasshme për publikun dhe simpatizantët.

Mirëpo, shumë parti politike ende po vazhdojnë të injorojnë mirëmbajtjen e ueb-faqeve jashtë procesit zgjedhor.

Demokraci Plus ka vazhduar të përcjell ueb faqet e subjekteve kryesore politike dhe nëse krahasohet gjendja aktuale me atë të tetorit të vitit 2017 kur ishte publikuar infografika e fundit vërehet që pothuajse tek të gjitha subjektet ka përkeqësim në aspekt të mirëmbajtjes së uebfaqeve.

Sipas Demokraci Plus, i vetmi subjekt politik që ka mbajtur situatën e njëjtë, por që nuk ka shënuar as përmirësim duke i munguar edhe disa informata bazike, është Partia Demokratike e Kosovës.

Subjektet politike vazhdojnë të mos kenë transparencë të plotë sa i përket publikimit të raporteve financiare. Asnjëra nga subjektet politike nuk kanë publikuar raportet vjetore financiare të vitit 2017, ndërsa vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar raportin financiar të fushatës zgjedhore të vitit 2017.

Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të shkurtër të Demokraci Plus  për gjendjen e  ueb faqeve për secilin subjekt politik kryesor në vend:

Lëvizja Vetëvendosje – Edhe pse ka një përkeqësim nga periudha paraprake, vazhdon të mbetet subjekti me uebfaqen më të mirëmbajtur nga të gjitha subjektet politike. Ky subjekt politik ka publikuar raportin financiar për fushatën e vitit 2017, por nuk të publikuar raportin e rregullt financiar për këtë vit. Lajmi i fundit i publikuar në uebfaqen e kësaj Lëvizje është i 2 qershorit 2018. Po ashtu, ky subjekt politik nuk ka përditësuar as të dhëna tjera më rëndësi siç janë grupi parlamentar, ku akoma figurojnë edhe individët që tashmë kanë kaluar në një subjekt tjetër politik.

Partia Demokratike e Kosovës – Është i vetmi subjekt që nuk ka as përmirësim e as përkeqësim të gjendjes. Ky subjekt vazhdon të mos i publikoj raportet e veta financiare përderisa e përditëson atë me lajme të ndryshme nga aktivitete të ndryshme partiake.

Nisma Socialdemokrate – Të vetmin përmirësim që e ka ky subjekt politik është përditësimi më i shpeshtë. Në anën tjetër vazhdon të mos ketë të publikuara të gjitha raportet e shpenzimeve financiare, si dhe nuk ka të dhëna të plota për udhëheqësinë e këtij subjekti.

Lidhja Demokratike e Kosovës – Nuk ka asnjë përmirësim nga periudha paraprake e krahasimit. Përkundrazi, nuk publikuar të gjitha raportet financiare, duke përfshirë edhe atë fushatës zgjedhore 2017. Po ashtu edhe përditësimi me lajme të reja nuk bëhet në baza të rregullta.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Si duket të qenurit në pushtet i mjafton këtij subjekti politik dhe e ka deaktivizuar në tërësi uebfaqen e vetë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...