Dëmet që i shkaktohen trupit nëse pini alkool çdo ditë për një muaj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...

Konsumimi i rregullt i alkoolit ka ndikime të mëdha në shëndetin dhe trupin e njeriut.

Ndonëse shumë njerëz kënaqen nga shija freskuese e një birre, alkooli është ‘helm’, transmeton Telegrafi.

Konsumimi afatgjatë i alkoolit sjell shumë rreziqe dhe dëme në trupin e njeriut.

Shkencëtarët më poshtë kanë treguar se çfarë i ndodhë trupit nëse konsumoni alkool çdo ditë radhazi për një muaj.

Zemra
Konsumimi i alkoolit shkakton shtypje të lartë të gjakut, rrahje të çrregullta të zemrës dhe, në raste ekstreme, vdekje të papritur si pasojë e mosfunksionimit të zemrës.

Shtimi i peshës
Alkooli ka shumë kalori dhe sasi të lartë të sheqerit. Dhe, nëse pini çdo ditë për një muaj, padyshim se kjo do të ketë ndikim në vijën tuaj të trupit.

Vlen të ceket se shtimi i tepërt i peshës shpie në diabet dhe shtypje të lartë të gjakut.

Shëndeti seksual
Dehja i rritë shanset për të bërë seks pa mbrojtje, e kjo shpie në shtatzëni të paplanifikuar ose në sëmundje të transmetueshme seksualisht.

Veshkat
Alkooli është diuretik, gjë e cila i nxitë veshkat të prodhojnë më shumë urinë. Kjo shpie në dehidratim dhe në nivele të rrezikshme të sasisë së vogël të kripës, kaliumit dhe mineraleve tjera.

Pankreasi
Vetëm një natë e shpenzuar duke pirë shumë alkool shpie në nivelet ë rrezikshme të niveleve të ulëta të sheqerit në gjak. Aq shumë saqë kjo shkakton presion në pankreas.

Mungesa e vitaminës B
Absorbimi i vitaminës B12 nga mishi, produktet e bulmetit dhe vezët mund të ndikohet nga alkooli, dhe shenjat e mungesës së kësaj vitamine përfshijnë lodhjen, problemet me frymëmarrje, dhimbjet e kokës, zverdhjen e lëkurës dhe dridhjet e zemrës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...