Delet hanë marijuanën me vlerë 5 mijë euro

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Delet hanë marijuanën me vlerë 5 mijë euro

Një tufë me dele në Britani të Madhe filluan të sillen mjaft çuditshëm, kur ato hëngrën disa qese marijuanë që dikush i kishte hedhur në një fushë në të cilën kafshët ishin duke kullotur.

Ngjarja ka ndodhur në një fermë në Surrey, në juglindje të Anglisë, ndërsa pronari ka vënë re sjelljen e pazakontë të deleve.

Policia me shaka ka deklaruar se do të paraqesë një kërkesë për delet për “drekën e paligjshme“, ndërsa kanë nisur një hetim për personat që kanë lënë lëndën narkotike në fushë, e cila kapte vlerën e 5 mijë eurove.

Gjetja e personave nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos për shkak se delet kanë ngrënë pothuajse të gjitha provat.

Pronari i tyre, Nellie Budd, tha se tani për tani nuk vërehet asnjë efekt për tu shqetësuar tek delet, por pas disa javësh ai do të kontrollojë mishin e tyre.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...