Deklaratat e Fatmir Limajt e nervozojnë zëvendësen e Brnabiqit: E treguan fytyrën e vërtetë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Deklarimet e Fatmir Limajt të bëra sot në Bruksel, se janë edhe qindra kushte të cilat duhet t’i plotësojë Serbia për të hequr vendimin për taksën, e kanë irrituar zëvendësen e kryeministres serbe, Zorana Mihajloviçin.

Limaj sot ka thënë se taksa do të hiqet kur të arrihet një marrëveshje finale, që si rezultat do të kishte njohjen pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia.

“Është e turpshme që ata që destabilizojnë rajonin dhe ndalojnë tregëtinë, të krijojnë edhe kushte shtesë”, ka thënë ajo, shkruan agjencia e lajmeve BETA, transmeton Gazeta Express.

“Duket që pala kosovare është e irrituar për shkak të rritjes së presionit për heqjen e taksës, që janë vendosur në mënyrë të një anshme dhe diskriminuese për mallrat nga Serbia. Në një takim me Federica Mogherninin, ata e treguan fytyrën e tyre të vërtetë, duke justifikuar masat  e tyre të cilat i dënuan të gjithë”, ka thënë Mihajloviç.

Megjithatë ajo ka shtuar se rruga e vetme në të mirë të shqiptarëve dhe serbëve është dialogu.

Mihajloviç thotë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë bisedimet në momentin që hiqet taksa./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...