Çnjohje po, taksë jo!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Serbia po vazhdon lobimin për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shtete të ndryshme të botës, përderisa vazhdimin e dialogut në Bruksel po e kushtëzon me heqjen e taksës 100% ndaj mallrave të tyre. Analistët politikë në vend vlerësojnë se derisa po vazhdon një lobim i tillë i shtetit serb, atëherë dialogu në mes të dyja vendeve është i pakuptimtë, shkruan sot gazeta “Zëri“.

Zyrtarët serbë po refuzojnë të ulen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel me përfaqësuesit politikë të Kosovës pa e hequr taksën prej 100% ndaj mallrave të tyre, mirëpo nuk po ndalin fushatën e egër ndaj shtetit më të ri në Evropë. Dhe për veprime të tilla sipas analistëve politikë askush nga ndërkombëtarët nuk po e kritikon Serbinë, derisa Kosovës po i kërkojnë urgjentisht ta shfuqizojë taksën 100%.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ditë më parë ka njoftuar se edhe një shtet i ri e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, duke përmendur Republikën e Palauit. Madje sipas tij, presidenti i Palauit sot do të takohet në Beograd me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, të cilit do t’ia konfirmojë tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Përpos fushatës së egër diplomatike, Serbia po vazhdon t’u bëjë presion edhe pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët po i merr me orë të tëra në pyetje në vendkalimet kufitare.

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme, e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, konfirmojnë se Serbia me çdo kusht po mundohet ta pengojë Kosovën. Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë i kanë deklaruar gazetës “Zëri” se derisa po vazhdon një lobim i tillë i shtetit serb edhe dialogu në mes të dyja vendeve që synohet të vazhdojë në Bruksel është i pakuptimtë.….

SHIKO MË SHUMË

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se...