Challandes befason me deklaratën për Zhegrovën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Tifozët e kritikojnë. Por, Bernard Challandes vazhdon ta përkrah Edon Zhegrovën.

Kosova shkëlqeu të enjten mbrëma në miqësoren e së enjtes ndaj Danimarkës.

Kjo e fundit i shpëtoi humbjes në minutat e lojës shtesë kur arriti ta barazojë rezultatin në 2:2, duke ia mohuar krejt në fund fitoren skuadrës sonë.

Tifozët kosovarë u ndanë të kënaqur edhe me barazimin duke e pasur parasysh se Danimarka është e dhjeta aktualisht në ranglistën botërore. Edhe më të kënaqur ishin me lojën fantastike të “Dardanëve”. Por, u mbeti merak që për pak nuk e shënuan fitoren e madhe dhe për këtë fajin e hodhën te Edon Zhegrova, i cili e humbi një top dhe pastaj erdhi deri te penalltia që e fituan danezët, raporton Gazeta Express.

Tifozëve po u mbetet hatri edhe në përzgjedhësin Bernard Challandes për besimin e madh ndaj Zhegrovës. Por, trajneri ynë zviceran vazhdon ta përkrah Zhegrovën edhe në këtë rast.

“Siç e panë të gjithë, Edoni nuk e kishte ditën e tij. Por, mos të harrojmë se ai është një lojtar shumë i ri. Ju e patë vetëm kur e humbiste topin, por unë po ju them se ai mori pjesë në aksionin e golit të dytë që e shënuam, kur Edoni ia dha topin asistuesit, Arbër Zenelit”, tha Challandes, përcjell Gazeta Express. Zhegrova së fundmi ka kaluar në Basel nga Genku. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...