Çfarë tha Radovan Karaxhiq pasi iu shqiptua dënimi me burg të përjetshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

Radovan Karaxhiq është dënuar dje me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet dhe gjenocidin e kryer kundër popullatës civile në Bosnje e Hercegovinë.

Pas shqiptimit të këtij dënimin, Karaxhiq, përmes avokatit të tij, Marko Slladojevic, ka dhënë një mesazh për televizionin publik serb.

Karaxhiq duke se nuk është penduar për mijëra vdekje të shkaktuara në Bosnje e Hercegovinë, duke thënë se për të viktimat e vërteta janë serbët të cilët kanë dhënë jetën për lirinë e popullit serb.

“ Populli serb dhe unë së bashku me të, tashmë kemi fituar. Republika serbe është krijuar dhe populli serb është i lirë në vendin e tij. Mijëra të rinj serb dhanë jetën e tyre për Republikën e Serbisë. Viktimat më të mëdha ishin atë, që dhanë jetën për lirinë e popullit serb. Këta janë viktima të vërteta”, ka treguar Slladojevic pas një bisede që ka pasur me Karaxhiqin, gjysmë ore pas vendimit, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Sipas avokatit të tij, Karaxhiq ka thënë se kjo është një hakmarrje e Tribunalit të Hagës, dhe ai si një plak nuk mund të bënte asgjë kundër këtij vendimi.

“Nuk u dorëzuam as kur ishte shumë më vështirë, kështu që kurrë nuk do të ndalemi të luftojmë për të vërtetën rreth luftës sonë të drejtë në luftën që na është imponuar, e në të cilën u vranë njerëz të tri nacionaliteteve. Secila luftë rezulton me krime të cilat shteti ynë i dënoi dhe i ndoqi. Ne kemi luftuar me ndershmëri për lirinë dhe barazinë e popullit serb në Bosnje e Hercegovinë. Prandaj ne jemi gjithmonë dinjitoz kudo, nuk urrejmë të tjerët, dhe e ruajmë me krenari atë që është mbi ne, Republika Srpskan”,  ka thënë ndër të tjera,  Karaxhiç.

Krimineli serb Karaxhiç më herët ishte dënuar me 40 vjet burg, vendim ky që u ndërruar dje me burgim të përjetshëm.

Si rezultat i agresionit serb dhe gjenocidit të kryer mbi popullatën civile të Bosnjës e Hercegovinës, kanë mbetur të vrarë më shumë se 100 mijë njerëz të pafajshëm.

Lufta në Bosnjë kishte filluar në Prill të vitit 1992 dhe kishte përfunduar me 14 dhjetor të vitit 19995, pra kishte zgjatur 3 vjet e 8 muaj./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...