C1, telefoni i parë në Android nga Nokia!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

C1, telefoni i parë në Android nga Nokia!

Pas prezantimit të tabletit Nokia N1, pajisjes së parë mobile të kompanisë pas shitjes së biznesit të saj mobil tek Microsoft, prodhuesi i njohur finlandez është duke punuar në një model të ri dhe të parë të telefonit të cilin do ta bazojë në sistemin operativ të Google, Android.

Siç thuhet, modeli i ri i telefonit nga Nokia- pas erës së Microsoft do të jetë Nokia C1, disa pamje të së cilit tashmë kanë rrjedhur në internet.

Në mesin e karakteristikave të përfolura të Nokia C1 janë edhe procesori i Intel me 2GB RAM, ekrani me diagonalen prej 5 inç në rezolucionin me 720p, si dhe 32GB memorie e brendshme.

Në anën e pasme të telefonit thuhet se do të jetë kamera kryesore me 8MP, ndërsa përpara pritet të jetë kamera me 5MP.

Nokia C1 do të prezantohet me Android 5.0 Lollipop si dhe ndërfaqen e kompanisë, Nokia Z Launcher. Telefoni do të krijohet nga Foxconn, sepse sipas marrëveshjes, Nokia nuk mund të prodhojë telefona deri në vitin 2016. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...