Bora e madhe bllokon disa pjesë të Evropës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar kaos në disa pjesë të Gjermanisë dhe Suedisë. Si pasojë e këtij moti, shumë rrugë janë bllokuar dhe shkollat janë mbyllur.

Kryqi i Kuq gjerman ka ofruar ndihmë për vozitësit e bllokuar në një autostradë të Bavarisë, ndërsa një fëmijë 9-vjeçar ndërroi jetë pas rrëzimit të një druri. Në anën tjetër, një ortek e ka bllokuar hyrjen e një hoteli në Zvicër, ndërkaq rrugët në disa pjesë të Suedisë dhe Norvegjisë janë bërë të pakalueshme.

Trashësia e borës në disa pjesë të Austrisë ka arritur deri në tri metra. Shtatë persona kanë vdekur javën e kaluar, ndërsa tre turistë janë shpallur të zhdukur. Ushtria austriake ka përdorur helikopterë për ta larguar borën nga drunjtë që gjenden pranë rrugëve dhe hekurudhave për ta shmangur thyerjen e tyre.

Në Suedi janë regjistruar erëra me shpejtësi prej 180 kilometrash në orë. Kushtet atmosferike në Bavari kanë qenë shumë të rënda në ditët e fundit. Rrugët janë bllokuar nga drunjtë e thyer, ndërsa probleme ka pasur edhe për qarkullimin e trenave, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...