Boateng: Nga titullar në lojtar të zhdukur në radarin e Valverdes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Që nga transferimi gjatë afatit kalimtar të janarit, Kevin-Prince Boateng ka kaluar nëpër një periudhë mjaft interesante në Barcelonë, pasi që ai nuk ka luajtur pothuajse fare që kur debutoi kundër Sevillës.

31-vjeçari ishte titullar për ndeshjen e tij të parë, në po atë ditë kur ishte kompletuar huazimi i tij në Camp Nou, mirëpo pastaj mungoi në ndeshjet kundër Gironas, Valencias, Real Madridi dhe Athletic Bilbaos, transmeton Gazeta Express.

Skripti ndryshoi edhe një herë në ndeshjen kundër Real Valladolidit, fundjavën e kaluar, pasi që ai ishte titullar dhe luajti për 60 minuta. Megjithatë, paraqitja e tij nuk ishte mbresëlënëse pasi që ai nuk kuptohej me bashkëlojtarët e tij.

Tri ditë më vonë, për ndeshjen e mbrëmshme kundër Lyonit, në Ligën e Kampionëve, Boatengu udhëtoi me skuadrën e Barcelonës, por u detyrua ta shikojë ndeshjen nga tribunat e stadiumin, pasi që Ernesto Valverde nuk e përfshiu atë në skuadrën prej 18 lojtarëve.

Muaji i parë i ganezit me Barcelona nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi që ai ka pasur probleme si në fushën e futbollit, ashtu edhe jashtë saj. Hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e tij gjatë kohës sa ai ishte duke luajtur kundër Valladolidit.

Boateng e dinte se ai nuk do të ishte titullar për Barcelonën, kur u transferua nga Sassuolo, mirëpo ai priste të luajë më shumë sesa që është duke luajtur tani. Tani, ai synon t’i bëjë përshtypje Valverdes në seanca stërvitore dhe ta dëshmojë se ai ka çfarë t’i ofrojë skuadrës së tij, qoftë kjo edhe nga banka rezervë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...