BMW i7 mund t’i ketë 650 kuaj fuqi dhe autonomi prej 600 kilometrash (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Sedani i ri nga BMW që është bazuar në 7 Series, mund të arrijë deri në vitin 2022

Deri në vitin 2025, BMW do t’i lansojë 12 makina elektrike për të rivalizuar me Tesla, në mesin e tyre edhe iX3, i4 dhe iNEXT SUV, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, prodhuesi gjerman ka bërë të ditur, se makinat do të emërohen prej i1 deri në i9 dhe iX1 deri te iX9, por kjo nuk nënkupton se edhe do t’i kenë përfundimisht këta emra.

Sipas BMWBlog, që është bazuar në burime të afërta me kompaninë, deri në vitin 2022 do të lansohet modeli i7. Detajet mungojnë, por thuhet se është një sedan i bazuar në modelin 7 Series.

“Inxhinierët po punojnë pandërprerë, që të plotësojnë sa më shumë këtë EV, për të mos i zhgënjyer klientët” thuhet në raport.

Kjo makinë pritet të trashëgojë fuqinë e 7 Series, që ka kapacitet prej 650 kuaj fuqive.

Pritet që BMW i7 mund të ketë autonomi prej 600 kilometrash, pasi në të do të aplikohen bateritë e gjeneratës së katër të kompanisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...