BMW 8 Series tregon shkathtësinë nëpër kanalin e Venedikut (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Hera e parë që një veturë, kalon nëpër këtë zonë historike

Derisa kanë mbetur edhe disa javë, që të fillojë shpërndarja e 8 Series, prodhuesi gjerman BMW ka dashur të tregojë edhe njëherë shkathtësinë dhe madhështinë që ka ky model, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, e ka rezervuar hapësirën mbi kanalin e Venedikut në Itali, ndërsa është kërkuar që të largohen gondolat dhe barkat e vogla me motor. Për ta kaluar prej rrugës deri në këtë hapësirë, është dashur të ndërtohet edhe një urë e përkohshme, që është larguar më pas.

Kjo është hera e parëm që autoritet e lejojnë dhe mundësojnë një veturë të lëvizë në atë zonë historike, sepse është pamundur në kushte të tjera. Me ofrimin e kushteve, BMW 8 Series bëri një parakalim të përkryer, ndërsa gjithçka gjirohej prej ekspertëve me kamera speciale dhe dronë.

Mirëpo, reklama transmetohet në kohën kur ky qytet italian është në kohën më të keqe të mundshme, pasi është vërshuar dhe ndodhet 75 për qind nën ujë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...