Beteja për jetë a vdekje, luanesha mbyt gjirafën e vogël në prezencë të nënës (Foto, +16)

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin një gjirafë, e cila shihet se si me çdo kusht mundohet ta mbrojë të voglin nga dhëmbët e mprehtë të luaneshës.

Ramachandiran Govindaraj, 31-vjeç, nga India, ka arritur të shkrep disa imazhe interesante derisa po vizitonte parkun nacional Masai Mara gjatë shtatorit, transmeton Telegrafi.

Në fotografitë shihet se si gjirafa mundohet të shpëtojë të voglin e saj nga luanesha e cila për fat të keq ia mbyt.

“Nga distanca vërejtëm gjirafën duke qëndruar me kokë ulur, por kur u afruam e pamë se një hienë po mundohej t’ia sulmonte të voglin. Pas 30 minutave betejë, hiena hoqi dorë dhe u largua, kurse e ëma të voglin e dërgoi në një zonë tjetër duke mos e ditur se një luaneshë ishte fshehur atje. Aty sërish filloi beteja për jetë a vdekje, por ishte e kotë, pasi luanesha e fitoi luftën dhe atë para syve të gjirafës që ia rrëmbeu të voglin”, ka deklaruar autori i fotografive. /Telegrafi/