Belgjika ndalon sakrifikimin e kafshëve për festa fetare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Një ligj që ndalon ritualin e therjes së kafshëve nga besimtarët myslimanë dhe ata hebre ka hyrë në fuqi në Belgjikë.

Mbështetësit e kësaj lëvizjeje e kanë cilësuar ligjin ligj si një hap para të qenies njerëzore, por kritikët thonë se ai është një sulm ndaj lirisë së fesë.

Ky ndalim e vendos Belgjikën në një linjë me rregullat e Bashkimit Europian, sipas të cilave kafshët duhet të goditen e të jenë pa ndenja përpara se të theren, në mënyrë që të mos ndjenjë dhimbje.

Por ligjet fetare, si ato hebraike ashtu edhe myslimane kërkojnë që kafshët të jenë të ndërgjegjshme kur sakrifikohen.

Në të dyja fetë, therja e tyre duhet të kryhet me një prerje të vetme në fyt, që ndan enët kryesore të gjakut.

Por avokatët thonë se kafsha humbet ndërgjegje në pak sekonda dhe nuk vuan gjatë këtij procesi.

Në Belgjikë jetojnë rreth 500 mijë myslimanë dhe mbi 30 mijë hebrenj, përcjell tvklan.al.

Liderët e të dyja komuniteteve janë shprehur kundër këtij ligji të ri dhe do ta çojnë çështjen në Gjykatës Kushtetuese belge. Për ta, ligji tregon se “islami radikal ka fituar”.

Pjesa më e madhe e vendeve europiane kanë përjashtime fetare nga rregulli i BE. Megjithatë, Belgjika i shtohet Suedisë, Danimarkës dhe Sllovakisë, të cilat nuk kanë tolerime të tilla.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...