BE-ja rrit tarifën e vizave në 80 euro

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Bashkimi Evropian ka përditësuar rregullat e vizave për të përmirësuar kushtet për udhëtarët e ligjshëm dhe për të rritur mjetet në dispozicion për t’iu përgjigjur sfidave të paraqitura nga migrimi ilegal, transmeton “Zëri.info”.

Ambasadorët e BE sot konfirmuan në emër të Këshillit marrëveshjen joformale të arritur ndërmjet përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe Presidencës Rumune të Këshillit mbi propozimin për ndryshimin e kodit të vizave.

Rregullat e reja do të sigurojnë procedura më të shpejta dhe më të qarta për udhëtarët e ligjshëm, sidomos:

Duke lejuar dorëzimin e aplikacioneve deri në 6 muaj dhe jo më vonë se 15 ditë para udhëtimit, duke siguruar mundësinë e plotësimit dhe nënshkrimit të formularit të aplikimit në mënyrë elektronike, duke prezantuar një qasje të harmonizuar për lëshimin e vizave të shumëfishta hyrëse për udhëtarët e rregullt me një histori pozitive të vizave për një periudhë që rritet gradualisht nga 1 deri në 5 vjet.

Për të siguruar që shtetet anëtare të mund të mbulojnë më mirë kostot e përpunimit të vizave pa përbërë pengesë për aplikantët e vizave, pagesa e vizës do të rritet nga 60 sa ishte në 80 euro.

Rregullorja gjithashtu paraqet një mekanizëm për të vlerësuar çdo tre vjet nevojën për të rishikuar shumën e taksës së vizës./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...