BE-ja, pa datë për hapjen e urës në Mitrovicë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Ura kryesore e lumit Ibër, e cila qytetin e Mitrovicës e ndan në veri dhe në jug, ishte planifikuar të hapej për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve më 4 mars 2017. Frederica Mogherini kishte ardhur në Mitrovicë për ta përuruar urën, por kryetari i komunës veriore, Goran Rakiq, kishte kundërshtuar. Edhe pas dy vjetëve ura mbetet e mbyllur, ndërsa Bashkimi Evropian ende nuk ka ndonjë datë për hapjen e saj, shkruan sot gazeta “Zëri“.

Ndonëse punët në revitalizimin e urës mbi lumin Ibër, si dhe të rrugës “Mbreti Peter” në veri qëmoti kanë përfunduar, projekti 3.1-milionësh i Bashkimit Evropian nuk ka shkuar deri në fund, pasi ura nuk është hapur për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve.

Madje Bashkimi Evropian ende nuk ka ndonjë datë se kur simboli i ndarjes së Mitrovicës do të hapet për qarkullim. “Teknikisht punimet për revitalizimin e urës kryesore dhe rrethinave të saj në Mitrovicë kanë përfunduar. BE-ja po punon si me Beogradin, ashtu edhe me Prishtinën. Të gjitha marrëveshjet e dialogut që kanë të bëjnë me urën do të zbatohen tërësisht sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Bashkimit Evropian..

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...