BBC: Ndarjet janë të dukshme, shqiptarët e serbët pinë kafe bashkë në Bujanovc vetëm kur bëjnë biznes (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Është etnia juaj ajo që përcakton se ku pini kafe në qytetin serb të Bujanovcit, afër kufirit me Kosovën.

Kështu e fillon shkrimin mediumi prestigjioz BBC, në një reportazh të bërë në qytetin e Bujanovcit, në të cilin flet edhe rreth mundësisë së “shkëmbimit të territoreve”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shqiptarët dhe serbët nuk qëndrojnë bashkë në të njëjtat kafene”, thotë Valon Arifi, një shqiptar etnik.

Popullsia e qytetit është shumicë serbe, por në rajonin më të gjerë shqiptarët janë më të shumtë.

Kjo është arsyeja pse Lugina e Preshevës ka qenë në qendër të spekulimeve: a mund të jetë pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të tokës për t’i dhënë fund armiqësisë midis Serbisë dhe Kosovës?

“[Njerëzit këtu] vetëm pinë kafe së bashku nëse bëjnë biznes”, thotë Valoni. “Por duke pirë së bashku si shokë? Kjo nuk ndodh”.

Sipas BBC, ndarja etnike është gjëja që e vëren çdo ditë në jetën e njerëzve në Luginën e Preshevës, një cep i varfër i Serbisë.

Ku jetoni, shkolla që ndjek fëmijët tuaj, gjuha që flisni dhe nëse shkoni në një kishë apo xhami do të reflektojnë të gjithë origjinën tuaj.

Pse të shkëmbejmë territorin?

Që kur Serbia dhe Kosova luftuan një luftë të përgjakshme që përfundoi më 1999, marrëdhëniet kanë mbetur të tensionuara. Serbia kurrë nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, të deklaruar më 2008, shkruan tutje BBC.

Por Bashkimi Evropian do që Serbia të arrijë një marrëveshje me fqinjin e saj përpara se të lëvizë drejt anëtarësimit në BE. Ndërkohë, Kosova kërkon njohje zyrtare në OKB e cila është bllokuar nga aleati i Serbisë, Rusia.

Një zgjidhje dramatike – disa thonë e paimagjinueshme – është zgjidhja për t’i dhënë fund ndarjes, mund të jetë një shkëmbim territori përgjatë vijave etnike.

Kështu, shkruan tutje BBC, përcjell Telegrafi, Kosova do të fitonte Luginën e Preshevës dhe rajoni më i madh serb i veriut të Kosovës do të bëhej pjesë e Serbisë.

Por asgjë nuk është vendosur, dhe askush nuk e di se ku mund të “vizatoheshin” kufijtë e rinj.

Ndërsa bisedimet kanë ngecur në Bruksel, tensionet janë rritur – Kosova ka vendosur taksën 100% për mallrat serbe.

Dhe BBC shkruan se tanimë ka presion edhe nga Uashingtoni. Presidenti Donald Trump ka bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj krerëve të Serbisë dhe Kosovës, duke u bërë thirrje atyre të bëjnë paqe.

Ndryshe, në veri-perëndim të Bujanocit, edhe më afër kufirit me Kosovën, komuniteti i Tërnovcit është ekskluzivisht shqiptar.

Propozimi që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën nuk është diçka e re. Pas luftës, Trnovc u bë një qendër për një forcë paraushtarake që luftoi Serbinë deri në vitin 2001 me qëllim që të arrinte pikërisht atë.

Këtë do ta donte edhe Aridona Shabani.

Duke u rritur, ajo kurrë nuk kishte ndonjë shok serb dhe flet pak serbisht.

“Nuk më pëlqen gjuha”, thotë ajo. “Nuk është interesante si anglishtja apo frëngjishtja”.

Nëna e saj Xhevahire nuk mund të pijë kafe me serbët që i njeh, por ajo e flet gjuhën serbe.

“Kemi jetuar në ish-Jugosllavi kur serbët dhe shqiptarët duhej të ishin të unifikuar”, kujton ajo.

“Ky brez u rrit në një kohë lufte, kur u nxit urrejtja. Këto përvoja të ashpra i kanë bërë të rinjtë të largohen nga njëri-tjetri”.

Pak kilometra në lindje, Rakovac është shtrirë përgjatë një rruge të kufizuar nga fushat.

“Rakovac është një fshat shumë i vjetër serb, nuk duam të jemi pjesë e Kosovës”, thotë Vukasin, i cili është në 20-tat e tij dhe nuk dëshiron që të përdoret mbiemri i tij.

Nëse kufiri do të “rivizatohej” dhe Rakovac do të bëhej pjesë e Kosovës, a do të kishte rrezik të dhunës?

“Kjo mund të ndodhë”, thotë Dragoslav, i cili si shumë të tjerë atje është i papunë dhe që jeton nga prerja dhe shitja e drunjve.

Të lodhur nga politika, Stojko Janic tregon ndarjet që janë rritur mes komuniteteve.

“Kam punuar me shqiptarët për 17 vjet”, kujton ai. “Kam pasur miq më të mirë mes tyre sesa ka pasur në mesin e serbëve. Ata ende duan të jenë miqtë e mi, por kanë frikë të takohen me mua, sepse do të shihen si tradhtarë të komunitetit të tyre”.

Në një arenë sporti, së paku, lidhjet janë ende të forta përkundër ndarjeve në Luginën e Preshevës.

Në fushën e basketbollit në Play 017 në Bujanovc, të rinjtë me origjinë serbe, shqiptare dhe rome trajnohen së bashku.

Hevzi Imeri, etnikisht shqiptar dhe Danilo Dabetic i cili është serb, janë të dy lojtarë aspirantë profesionistë dhe miq të mirë.

“Danilo është si miqtë e mi shqiptarë, vetëm ai flet një gjuhë tjetër”, thotë Hevziu, i cili flet mirë serbisht.

“Ne po shkojmë të pimë kafe, rrimë bashkë, shkojmë së bashku në ditëlindje”, thotë Danilo.

Por gjithçka mund të ndryshojë nëse kufijtë e Luginës së Preshevës do të “rivizatohen”. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...