Audi shfaqë përfundimet e pjesës së pasme të Q8 SUV (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Diplomimi i kadetëve të rinj, Kelani: Kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të...

Burri raporton zhdukjen e një gruaje në Shtime

Një grua është raportuar e zhdukur në Shtime. Rastin në polici e ka lajmëruar një...

Ky SUV i teknologjisë së lartë, do të jetë edhe pjesë e një serie prej pesë episodesh, që fillon në fund të muajit

Prodhuesi gjerman Audi, ka nisur të tregojë detaje të modelit Q8, që prezantohet zyrtarisht gjatë muajit që vjen, transmeton Telegrafi. Siç pritej është i lëmuar dhe me shumë stil, tavan sportiv të pjerrët, linja të mprehta dhe sistem të veçantë për nxjerrjen e gazrave, që kanë formë trapezi. Sikurse Q7 edhe Q8 do të ketë një dritë të pasme të kapur, ndërsa format muskulore, i japin dukje shumë më sportive.

“Sigurisht nuk është një ujk nën lëkurën e deles, por një SUV me dizajn të kupesë”, thuhet në një postim të llogarisë së Audi-të në Facebook. Kjo makinë, do të jetë në fokus gjatë një serie me pesë episode të quajtur ‘Q8 Unleashed’, ku si temë është kidnapimi.

Protagonistët do ta përdorin makinën për të ndjekur dhe sipas të gjitha gjasave, të dalin fitimtarë. E tëra mësohet kur të fillojë transmetimi më 21 maj, ndërsa përfundon më pesë qershor, pak kohë para prezantimit zyrtar të Q8. Gjë që lë të kuptohet, se në film do të shohim elemente të shumta të makinës, por asnjëherë në tërësi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...