Argjentina sfidon Gjermaninë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

argPërfaqësuesja e Argjentinës është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror, pasi në gjysmëfinale eliminoi Holandën pas ekzekutimit të penaltive.

Ishte një gjysmë e parë e qetë me shumë pak raste, me Albicelestët që patën iniciativën.

Një goditje e Lionel Messit nga gjuajtja e lirë dhe disa tentime nga ndërprerjet, përbëjnë krejt atë që mund të flitet për lojën e argjentinasve.

Ndërkaq, gjatë 45 minutave të para, holandezët patën vetëm një tentativë nga Wesley Sneijder nga distanca që përfundoi jashtë. Arjen Robben ishte i heshtur gjatë gjithë pjesës së parë.

Në gjysmën e dytë u shpejtua paksa ritmi, mirëpo loja vazhdoi të ishte e zbehtë sa u përket rasteve.

Holandezët ua angazhuan më shumë në krahasim me gjysmën e parë, mirëpo shumë rrallë shkuan drejt portës. Ndërkohë që, argjentinasit ishin lehtësisht më të rrezikshëm.

Kur po pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, Robben ka mundur ta zgjidhë ndeshjen, por Mascherano bëri intervenimin përfundimtar.

Loja thuajse e barabartë vazhdoi edhe gjatë vazhdimeve. Palacio dhe Rodriguez patën rastet më të mira për ta dërguar Argjentinën në finale, por nuk goditën si duhej, ashtu që fituesi u vendos me anë të penaltive.

Pas ekzekutimit të penaltive, përfaqësuesja e Argjentinës u tregua më e saktë dhe në finalen e madhe të 13 korrikut do të ndeshet me Gjermaninë.

Ndërkohë, Holanda do të luajë kundër Brazilit për vendin e tretë.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...