Ankohet Griezmann: E fitova Botërorin, çfarë duhet të bëj tjetër për ta fituar Topin e Artë?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Antoine Griezmann u shfaq i zhgënjyer që nuk e fitoi Topin e Artë, pas një viti të suksesshëm gjatë të cilit ai triumfoi në Evropa Ligë me Atletico Madridin dhe rrëmbeu trofeun e Kupës së Botës me Francën.

Griezmann përfundoi i treti, prapa fituesit Luka Modric dhe finalistit Cristiano Ronaldos për çmimin Topi i Artë 2018, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi francez fitoi dy trofe të rëndësishëm gjatë 2018-s, së pari Evropa Ligën me Atletico Madridin në maj dhe më pas Kupën e Botës me Francën në Rusi.

Griezmann ishte vendimtar në triumfin e Atleticos, duke shënuar një herë ndaj Arsenalit dhe gjysmëfinale dhe dy herë ndaj Marseille në finale.

Gjatë Kupës së Botës, ai i shënoi katër gola dhe dha dy asiste, përfshirë një kundër Kroacisë së Luka Modricit duke i ndihmuar Francës ta fitojë Botërorin për herë të dytë në histori.

“Kur e kuptova [që nuk kisha fituar], nuk doja të rrija në shtëpi në dy ditët e para [qesh]. Jo, është krenari e madhe të jesh në podium, të jesh kampion bote”, tha Griezmann.

“Llogaris në bashkëlojtarët e mi në klub dhe në ekipin kombëtar që në të ardhmen të jem në vendin e Lukës. E fitova Evropa Ligën dhe Kupën e Botës – çfarë duhet të bëj tjetër, nuk e di”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...