Ancelotti e lavdëron Ronaldon: Ai nuk dështon asnjëherë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo e shënoi një het-trik që e dërgoi skuadrën e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kjo gjë e ka gëzuar ish-trajnerin e tij në Real Madrid, Carlo Ancelottin.

Ronaldo e filloi ndeshjen e së martës kundër Atletico Madridit me vetëm një gol të shënuar në gjashtë paraqitje të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Juventusi ishte afër për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve këtë sezon, pasi e kishte humbur ndeshjen e parë kundër madrilenëve me rezultat 2:0, në stadiumin Wanda Metropolitano.

Por, Atletico Madridi dhe trajneri Diego Simeone pësuan përsëri nga Ronaldo, i cili i shënoi dy gola me kokë dhe një penallti për t’ia siguruar skuadrës së tij fitoren me rezultat 3:0 dhe kualifikimin në çerekfinale.

Ancelotti e njeh talentin e Ronaldos më mirë se shumë të tjerë, për shkak të të kohës që këta të dy kishin kaluar bashkë në Santiago Bernabeu, Italiani nuk mundi ta fshehë lumturinë e tij për paraqitjen e 34-vjeçarit.

“Të gjithë presin që niveli i paraqitjeve të tij të ulet, por një gjë e tillë nuk ndodh kurrë. Ronaldo, veçanërisht në këto ndeshje të rëndësishme, nuk dështon asnjëherë”, ka thënë trajneri aktual i Napolit.

“Ai e bën dallimin. Ka shumë lojtarë të mrekullueshëm të cilët nuk mund të performojnë në ndeshje të mëdha. Ronaldo gjallërohet në këto ndeshje. Ky është dallimi mes një lojtari të mrekullueshëm dhe një kampioni të mrekullueshëm, si ai”. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...