Adnan Rrustemi: Lista Serbe është zgjatimi i vetë Serbisë këtu

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Nga Adnan Rrustemi:

Në angazhimin publik, individualja, si nevojë a interes e veçuar nga e përbashkëta paraqet rrezik te drejtpërdrejtë për Republikën. Projektimi i fatit politik individual në rrymë të kundërt me pritjet e qytetarëve si shumicë, domosdo që mund të realizohet vetëm në kurriz të të përbashkëtës, duke cenuar vullnetin e shumicës, e veçmas duke rrezikuar Republikën si hapësira dhe streha e të përbashkëtës. Ambicia për Kryeministër kur nuk e ke mbështetjen e qytetarëve dhe insistimi për të mbetur në pushtet kur nuk e ke shumicën reale, s’mund të bëhet ndryshe pos duke detyruar të tjerët që të të mbështesin nën forcën e shantazheve, blerje-shitjeve, ose duke dhënë copa nga e pandara, nga Republika, siç po bënë PANA me Listën Serbe dhe Serbinë. Duke qenë e dëshmuar se Lista Serbe është zgjatimi i vetë Serbisë këtu, është e qartë po ashtu, se kushtet e saj nuk kanë të bëjnë aspak me pozita ministrish. Një ministri më shumë a një më pak për Listën Serbe/ Serbinë nuk ka peshë. Në të kundërtën çfarë kuptimi ka shkuarja e sotme e Listës Serbe në Beograd, para se të votohet qeveria, kur tashmë ju është dhënë edhe ministria e bujqësisë. Thelbi i kushteve te Listës Serbe dhe kompromiset për atë janë larg atyre të pozitave, të cilat do t’i mësojmë veç në ditët në vijim, respektivisht do t’i shohim veç kur të fillojnë t’i përmbushin në terren, e të cilat pa asnjë dyshim kanë të bëjnë me të bërit hisedare në një mënyrë apo tjetër të Serbisë në të gjitha çështjet që ajo ka interes në Kosovë. Çdo votë e Listës Serbe është një copë hapësirë më shumë e lëshuar për Serbinë në Kosovë!

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...