7000 policë serbë dhe 250 forca speciale angazhohen për sigurinë e Putinit në Beograd

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Mbi 7 mijë policë serb, 250 forca speciale ruse dhe sigurim personal për sigurinë e Putin-it në Beograd

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të vizitojë Serbinë me datën 17 janar, saktësisht të enjten.

Sipas mediave serbe Putin do të sigurohet nga mijëra policë, duke cekur shifrën e mundshme të 7 mijë pjesëtarëve të policisë serbe.

Tutje është deklaruar se anëtarët e Ministrisë së Brendshme do të marrin masat maksimale të sigurisë, të cilat poashtu do të ndikojnë në ndryshime të shumta në trafik, në pjesë të caktuara të Beogradit.

Përveç kësaj edhe 250 forca speciale elite ruse dhe një pjesë e sigurimit personal të presidentit rus tashmë kanë arritur në Beograd.

Pjesëtarët rusë do të bëjnë kontrollimin e rrugëve në të cilat do të lëviz Putin, vendet e takimit, kondicionerët, ushqimet, internetin e shumë gjëra të tjera si dhe do të vendosin snajperët në kulmet më të lartë të ndërtesave në Beograd, transmeton Indeksonline.

Inteligjenca ruse njashtu ka bërë të ditur se do të këtë teknologjinë më të zhvilluar për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm përmes dronëve, e që sipas ‘Politika’ është pajisje të cilën Serbia nuk e ka

Ushtria e Serbisë gjithashtu do të marrë pjesë në sigurinë e Putin-it, duke ndjekur planin e presidentit rus që nga momenti që ai hy në hapësirën ajrore të Serbisë

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...