50 luftëtarë kosovarë gjenden në Siri e Irak

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Koordinatori nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës, Fatos Makolli, ka thënë se personat që mund kthehen nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, konsiderohen sfidë e madhe për sigurinë e Kosovës.

“Çka është më e rëndësishme është kërcënimi në aspektin e sigurisë. Ne të gjithë e dimë që shumica nga këta persona kryesisht luftëtarë të huaj kanë qëndruar në zonat e konfliktit për vite të tëra. Pa marrë parasysh motivet në bazë të cilave ata kanë shkuar atje, konsiderohen se mund të jenë të indoktrinuar dhe të radikalizuar skajshëm”, ka thënë Makolli, raporton rel.

Sipas tij në këto zona të konfliktit ende gjenden 50 luftëtarë kosovarë, rreth 44 gra dhe afro 110 fëmijë. Makolli ka njoftuar se shumica e fëmijëve kanë lindur në këto territorite.

Qeveria e Kosovës ka hartuar dy plane për veprim ndërinstitucional për trajtimin, rehabilitimin dhe integrimin e personave që kanë qenë pjesë e organizatave terroriste. Por, sipas Makollit, përkundër këtyre masave të ndërmarra rreziku ende vazhdon.

“Duhet theksuar se përkundër masave të ndërmarra si nga institucionet e vendit, shoqëria civile dhe po ashtu nga humbja e territorit të organizatave terroriste në zonën e konfliktit megjithatë problemi nuk është zgjidhur. Organizatat (ekstremiste) vazhdojnë të jenë mjaft aktive”, është shprehur ai.

Megjithatë, Makolli ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë me vendet e tjera në rajon dhe në botë në lidhje me shkëmbim të informacioneve si dhe përvojave në mënyrë që të luftojnë ekstremizmin si dukuri negative që ka goditur Kosovën.

Numri i kosovarëve që janë bërë pjesë e luftës së Sirisë pati shënuar rritje në fund të vitit 2012 dhe në fillim të vitit 2013.

Qeveria e Kosovës, ende nuk ka ndonjë përgjigje të qartë nëse do të pranojë rikthimin e personave që aktualisht janë në Siri dhe Irak.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...