Nën kryesimin e Kryetarit të Degës së LDK-së në Lipjan dhe Kryetarit të Komunës, z. Imri Ahmeti u mbajt mbledhja e rregullt e Kryesisë së zgjeruar të LDK-së, ku u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen në nivelin lokal, projektet të cilat janë realizuar dhe që do të realizohen në vazhdim, njofton LDK-Lipjan
Po ashtu u diskutua edhe situata politike në vend dhe përgatitjet për shënimin e 29 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Lipjan, që do të mbahet me 17 Mars 2019.