​Zidane, në mbikëqyrje të situatës në Juventus

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Zinedine Zidane është duke e mbajtur njërin sy në situatën e trajnerit Massimiliano Allegrit në Juventus, sipas të përditshmes angleze, Mirror.

Nëse Allegri largohet nga pozita e trajnerit të Juventusit në fund të këtij sezoni, atëherë francezi është i gatshëm t’i kthehet karrierës si trajner pasi që dëshiron ta drejtojë skuadrën e kampionit italian, transmeton Gazeta Express.

Gazeta italiane, Tuttosport, pretendon se janë tre kandidatë kryesore për ta zëvendësuar Allegrin, mirëpo i preferuar i presidentit të Juventusit, Andrea Agnellit, është ish-trajneri francez i Real Madridit, Zidane.

Ish-mesfushori i Juventusit, Zidane, është për momentin i papunësuar, që nga largimi i tij nga Real Madridi, në maj të vitit të kaluar. Ai i kishte fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi në dy sezone e gjysmë me “Los Blancos”.

Megjithatë, Zidane është edhe në radarin e Chelseat, pasi që trajneri aktual i klubit londinez, Maurizio Sarri, pritet të shkarkohet së shpejti, për shkak të rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta gjatë kohës së fundit.

Edhe pse Chelsean, Zidane është kandidati kryesor, megjithatë francezi e preferon Juventusin. Nëse Allegri larohet nga Juventusi gjatë verës, atëherë kjo gjë ia hap rrugën drejt stadiumin Allianz Zidanet. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...