​Ylli brazilian afër transferimit në Real Madrid

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Real Madridi është afër arritjes së marrëveshjes me Porton për qendërmbrojtësin Eder Militao, pasi që drejtuesit e klubit madrilen janë shprehur të gatshëm t’i shpenzojnë deri në 50 milionë euro. Mirëpo, 20-vjeçari nuk do të bëhet pjesë e klubit madrilen deri më 30 qershor të këtij viti.

Pasi e kishim mbikëqyrur formën e brazilianit gjatë pesë ndeshjeve të fundit, Real Madridi ka vendosur që ta transferojë Militaon dhe madrilenët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes me Porton për këtë blerje, transmeton Gazeta Express.

Porto kanë qenë të vetëdijshëm për interesimin e “Los Blancos” tash e një kohë të gjatë, mirëpo deri tani nuk ka pasur asnjë komunikim mes këtyre dy klubeve. Porto e ka bërë të ditur se nuk pranon më pak se 50 milionë euro për Militaon, dhe madrilenët janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë.

Përkundër që është vetëm 20-vjeçar, braziliani besohet se mund të bëhet shtylla kryesore në mbrojtjen e Real Madridit për vitet e ardhshme. Për të janë të interesuar edhe disa klube të tjera, si: Barcelona dhe Manchester Unitedi.

Militao u transferua në Porto gjatë afatit të kaluar kalimtar të verës nga Sao Paulo për katër milionë euro. Ai është një ndër yjet më të kërkuar të Portos, klub ky që ka pasur mjaft shumë sukses gjatë viteve të fundit me lojtarë nga Amerika e Jugut.

Porto e ka bërë të qartë se synimi i klubit është shitja e lojtarëve. Kjo gjë është dëshmuar gjatë afatit kalimtar të verës, kur ata i shitën yjet e skuadrës. Ricardo Pereira u transferua në Leicester City, ndërsa Diogo Dalot në Manchester United.

Porto dhe Real Madridi kanë bashkëpunuar shumë gjatë viteve të fundit: Pepe dhe Danilo u transferua në Real Madrid nga Porto, Casemiro e kaloi një vit i huazuar në klubin portugez dhe Iker Casillas u transferua në Porto pas largimit nga Real Madridi në vitin 2015. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...