​Valverde s’është i shqetësuar për formën e Suarezit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk është i shqetësuar nga mungesa e golave të shënuar nga Luis Suarezi në Ligën e Kampionëve, pasi uruguaiani nuk arriti të shënojë as në barazimin pa gola të mbrëmshëm, kundër Lyonit.

Suarezi nuk ka shënuar në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe ai ka shënuar vetëm një herë në 17 paraqitjet e tij të fundit në kuadër të kësaj gare, transmeton Gazeta Express.

32-vjeçari e ka shënuar vetëm një gol në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat për Barcelonën, mirëpo Valverde insiston se ai nuk është i shqetësuar me formën e qendërsulmuesit të tij.

“Nuk më shqetëson mua. Do të shqetësohesha nëse ai nuk do të kishte asnjë rast, pasi që këtë gjë mund ta kërkon nga një qendërsulmues. Edhe nëse ai nuk ka raste, ai i krijon ato për bashkëlojtarët e tij”, ka thënë Valverde.

“Të gjithë kundërshtarët i frikësohen atij. Futbolli është kështu dhe të gjithë sulmuesit kalojnë nëpër periudha të tilla. Gjëja më e rëndësishme është që të krijosh raste të mira për të shënuar”.

Megjithatë, nuk është vetëm Suarezi lojtari i Barcelonës që e ka pasur të vështirë para portës së kundërshtarit. Në katër ndeshjet e futbollit, skuadra e Valverdes i ka shënuar vetëm dy gola. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...