​“Real Madridi duhet ta shesë gjysmën e skuadrës, jo vetëm Marcelon”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se...

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ish-trajneri i Real Madridit, John Toshack, beson se Marcelo nuk është i vetmi problem në skuadrën e “Los Blancos”, por thotë se madrilenët duhet t’i shesin gjysmën e lojtarëve që aktualisht i kanë në skuadër.

Mbrojtësi anësor brazilian është kritikuar shumë gjatë kohës së fundit, veçanërisht pas gabimit të tij për golin e dytë të Gironës në ndeshjet e javës së kaluar, mirëpo Toshack beson se problemet e Real Madridit janë më të mëdha, transmeton Gazeta Express.

“Real Madridi duhet ta ndryshojë gjysmën e skuadrës, jo vetëm Marcelon”, ka thënë Toshack për ‘El Golazo de Gol’.

Ai gjithashtu i dha disa këshilla për bashkëkombësin e tij, Gareth Bale, të cilin e kishte stërvitur gjatë kohës sa ishte trajner i ekipit kombëtar të Uellsit.

“Bale duhet ta mësojë spanjishten si shenjë respekti për njerëzit e këtij klubi”, ka thënë Toshack, pasi u bë e ditur se Bale nuk flet spanjisht, përkundër që ka qenë pjesë e Real Madridi që gjashtë vjet. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...