​Reagon Morata pasi u fishkëllye nga tifozët: Njerëzit nuk ishin të kënaqur as me Jezusin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Alvaro Morata nuk i sheh fishkëllimat e tifozëve të Atletico Madridit si ndonjë problem të madh, pas kthimit të tij në Spanjë, pasi që insiston se as me Jezusin nuk kishin qenë të gjithë të kënaqur.

Sulmuesi iu bashkua skuadrës së Diego Simeones gjatë afatit kalimtar të janarit, në huazim për 18 muaj nga Chelsea, ku ai nuk kishte arritur ta dëshmonte veten. Në Londër, ai ishte transferuar më 75 milionë euro nga Real Madridi, transmeton Gazeta Express.

Pikërisht periudha e tij si lojtar i Real Madridit i ka lënë tifozët e Atletico Madridit të zemëruar me spanjollin, ndërsa disa tifozë të tjera kërkonin që në vend të Moratas, klubi i tyre t’u jepte më shumë mundësi të rinjve, si Borja Garces.

Për shkak të këtyre dy arsyeve, në ndeshjen e La Ligës kundër Getafes, para transferimit të Moratas, kishte pasur thirrje kundër sulmuesit. Mirëpo, tani Morata thotë se ndihet i mirëpritur në klubin e tij të fëmijërisë.

“Nuk mund t’ua bësh qejfin të gjithëve, në të gjitha anët. Madje as Jezusi nuk ia kishte bërë qejfin të gjithëve. Jam shumë i kënaqur me bashkëlojtarët e mi, me klubin. Ata më kanë pritur mirë dhe unë e vlerësoj këtë shumë”, ka thënë Morata. /Gazeta Express/

=

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...