​Portieri i Man Unitedit: Solskjaer e ka kthyer lumturinë në klub

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Ende pa u bërë një muaj që nga emërimi i Ole Gunnar Solskjaerit në pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit, portieri rezervë i Manchester Unitedit, Sergio Romero, ka thënë se norvegjezi ka arritur ta kthejë lumturinë në Old Trafford.

Solskjaer ka arritur të sigurojë fitore në të gjitha pesë ndeshjet e zhvilluara që nga emërimi i tij si trajner i “Djajve të kuq”. Me këto fitore, ai e ka barazuar rekordin e vënë nga Sir Matt Busby për më së shumti fitore në ndeshjet e para me anglezët, transmeton Gazeta Express.

Trajneri norvegjez u emërua në këtë pozitë më 19 dhjetor të vitit të kaluar, vetëm një ditë pasi u shkarkua Jose Mourinho. Mediat botërore raportonin se lojtarët nuk ishin të kënaqur me portugezin dhe në klub mbizotëronte një atmosferë toksike gjatë kohës sa ai ishte trajner.

Solskjaer duket e ka ndryshuar këtë gjendje menjëherë, duke bërë që klubi të performojë shumë më mirë edhe në fushën e lojës. Romero beson se këto fitore ia kanë dhënë një vetëbesim të ri skuadrës së Manchester Unitedit.

“E kemi një ecuri të mrekullueshme. Jo vetëm sa i përket rezultateve, por edhe për mënyrën se si i kemi fituar këto ndeshje. Shënimi i pesë golave në një ndeshje na i ka shtuar shumë vetëbesimi”, ka thënë Romero.

“Atë që jemi duke e treguar tani, pas një Krishtlindjeje të mrekullueshme, është diçka që pritet nga një klub i këtij niveli. Kjo gjë e dëshmon atë se çfarë mund të arrijmë ne. Ecuria jonë gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri e dëshmon këtë”.

“Trajneri e di se çfarë dëshiron të arrijë me klub, si dhe me ne si individë. Në fushë dhe brenda klubit, ai i ka bërë të qarta pritshmëritë për ne. Mund ta shihni edhe ju se ai e ka sjellë një lumturi në klub dhe gjithçka po shkon mirë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...